Akademia e Partizanit nxirret në rrugë
Ekipet zinxhir të të kuqve nuk lejohen prej tri ditësh që të kryejnë stërvitje në Qendrën Sportive Olimpike, ose siç njihet me emrin, ish-kompleksi Dinamo
Ekipet e akademisë së Partizanit nuk lejohen prej tri ditësh që të kryejnë stërvitjen sipas programit në Qendrën Sportive Olimpike, ose siç njihet me emrin ish-kompleksi Dinamo. Sipas klubit të kuq, drejtuesja e kësaj qendreKlodiana Shala nuknuk ka dhënë asnjë përgjigje gjatë këtyre ditëve mbi arsyen e mos lejimit të ekipeve zinxhir të klubit Partizani që të kryejnë stërvitjen në këtë ambjent.
Në këtë kompleks kryejnë stërvitje disa klube, ku përfshihen dhe ekipet e akademisë së Partizanit. Për stërvitjet e kryera, skuadrat realizojnë dhe pagesat përkatëse te kjo qendër. Drejtuesit e Partizanit shprehen se është kryer çdo muaj pagesa për përdorimin e kësaj qendre për ekipet e moshave, duke nënkuptuar se problemi nuk qëndron në këtë aspekt, por diku tjetër.
Pas nxjerrjes në rrugë të ekipit të parë nga ish-kompleksi i saj, tashmë i ka ardhur radha dhe ekipeve të akademisë, që të nxirren në rrugë nga Qendra Sportive Olimpike. Kjo është situatë shumë e rëndë, kur në një kohë që mungojnë terrenet sportive, edhe ato që ekzistojnë ende marin vendime në dëm të sportit të futbollit.
