“Iliriana” në Doku

Është dita e katër e Festivalit Ndërkombëtar të Filmit Dokumentar dhe të Shkurtër “Dokufest”. Gjashtë kinematë e qytetit janë në funksion gjatë gjithë kohës, për të shfaqur deri në 20 dokumentarë, apo filma të shkurtër gjatë një dite deri në orën 24:00. Edhe punëtoritë në kuadër të festivalit, të menduara për filmbërsit e rinj, janë duke vazhduar punën e tyre. Ndërsa sonte (e mërkurë), derisa tradita e festivalit ndanë filmat nëpër kategoritë që i takojnë, fillon gara nacionale, me filmin e metrazhit të shkurtër “Ilirjana” të regjisorit Ernest Meholli.
“Ilirjana” e Mehollit u shfaq në kinemanë “Lumëbardhi” duke filluar nga ora 18:00.
“Ilirjana” trajton jetën e një artisti kosovar i cili pas humbjes së gruas dhe djalit në luftë, fluturon me vajzën e tij dy-vjeçare për Holandë. Kur vajza e tij shkon në shkollë për herë të parë, atij i rishfaqen kujtimet . Iluzioni dhe realiteti ndërthuren në tentimin e tij ta shpëtoj jetën e vet.
“Më lindi ideja të trajtoj këtë temë, nga fakti që ka shumë filma që janë bërë për luftën, e shumë pak filma për pasojat e luftës. Në momentin kur përfundon lufta, çka më tutje…”, u shpreh regjisori i filmit “Ilirjana”, Ernest Meholli.
Ky film, në “Dokufest”, i takon garës Nacionale, ndërsa Mehollit i pëlqeu ideja që të jetë në këtë kategori.
“Filmi është nga një produksion holandez, ngaqë unë jetoj dhe veproj në Holandë, mirëpo ideja që ky film të futet në garën Nacionale më ka pëlqyer ngaqë është filmi shqip, dhe bëhet fjalë për një shqiptar, ndihem mirë së pari që jam në Dokufest e pastaj edhe në garën nacionale”, u shpreh ai.
Filmi është punuar në Holandë. Sipas regjisorit, megjithatë, nuk është lehtë që një vend si Holanda të kuptojë një temë të tillë, për arsye të caktuara.
“Problemi që kam hasur deri tek realizimi i filmit është vetëm tema; tema është e vështirë, një temë lufte, e vështirë të trajtohet në një vend ku ka përfunduar lufta shumë më herët dhe është humbur ndjenja e luftës. Fillimi ka qenë shumë i vështirë, aq më shumë kur unë nuk kam pranuar të kem aktorë nga Holanda, por kam dashur të ketë aktorë shqiptarë, ngaqë një shqiptar e di këtë dhimbje, e ka këtë ndjenjë në trup dhe shpirt dhe është më e lehtë që të përjetohet dhe të dalë film i mirë”, tha Meholli.
Meholli deri tani është autor i dhjetë filmave të shkurtër. Mirëpo sipas tij, filmi “Ilirjana” i ka sjellë suksesin më të madh.
“Konsideroj që më së shumti kam arritur sukses me “Ilirjanën”, mendoj se është filmi më i arritur, sepse është një kombinacion i ndjenjave dhe historisë sime po edhe të të gjithë shqiptarëve, duke u bazuar në atë çfarë kanë përjetuar. Ndoshta të suksesshme e quaj pjesën ku ky film të jep mundësinë për të thënë një diçka që nuk mund të lihet brenda”, u shpreh Meholli.
“Ilirjana” është shfaqur në disa festivale, është shpërblyer me një çmim në Holandë, ndërsa është shfaqur edhe në Gjermani, në Tiranë, Prishtinë dhe tash në “Dokufest” në Prizren.
Autori dhe regjisori i filmit “Ilirjana” Ernest Meholli, aktualisht është duke punuar në një film të metrazhit të gjatë.
“Aktualisht jam duke punuar një film timin, të metrazhit të gjatë, ndërkohë jam duke punuar edhe në një film tjetër në të cilin do të bëjë vetëm regjinë”, u shpreh Meholli.