E Diel, 1 Nëntor 2026

Madonna xhiron film në Paris

Mbretëresha e muzikës pop, Madonna, ka arritur në Paris, ku ka filluar xhirimet e filmit të ri “W.E.” Madonna ka theksuar që ka dy vjet që është duke punuar shumë për këtë film dhe nuk dëshiron të zbulojë detajet. Idenë për film e ka pasur qysh më herët  por ka konsideruar që është sfidë shumë e madhe për të, duke llogaritur faktin që kurrë më herët nuk është marrë me regji.
Filmi flet për një vajzë që është e dhënë pas vajtjes nëpër ankande.
Derisa Madonna është duke punuar shumë në filmin e saj, fëmijët e saj kalojnë kohën duke u zbavitur nëpër parqe. Madonna dhe i dashuri i saj Hesus do të kalojnë momente romantike në Paris.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›