Iluministi Ratzinger
Çfarë nuk kuptojnë filozofët bashkëkohorë të “udhëtimit të dytë” të Ratzingerit. Këtu mbaron me “auctoritas non veritas facit legem”, qahet Emanuele Severino, i cili me nihilizmin e vet ka disa dekada që akuzon Papa Benediktin për thjeshtësi, “duke reduktuar madhështinë e mendimit filozofik në varfërinë e kategorive të relativizimit”. Edhe filozofi Gianni Vattimo, ka ndërhyrë fort kundër kërkesave të vërtetësisë së profesor Ratzinger, duke folur në një tryezë filozofike në krahinën e Aortës në Itali, duke e thumbuar kundër tij dhe Shën Anselmit paradoksin e “të madhit Bonhoeffer: një zot që është, nuk është”.
Megjithëse me dy ndërhyrje në pak ditë - i pari duke krahasuar epokën tonë me iluminizmin: në atë kohë sundonte “diktatura e racionalizimit” që mohonte perëndinë, kurse sot e bën “diktatura e relativizimit”; e dyta në meshën (angelus) e së dielës, kur ka vënë edhe ferrin e Auschwitz në faturën e “nihilizmit”, i kuptuar si përfundimi ekstrem “të lënies jashtë të Zotit nga horizonti i njeriut” - Benedikti XVI i qëndron i palëkundur një prej temave të veta: limitet e logjikës Oksidentale. Një obskurantist “përkufizues dhe dogmatik”? Apo një iluminist kristian që beson në logjikën, në marrëveshjen se ajo nuk mund ta hedhë poshtë “udhëtimin e dytë” të Platonit, siç thotë filozofi katolik Elio Guerriero, botuesi historik për Italinë, të revistës teologjike “Communio”, e themeluar nga Ratzinger, Hans Urs von Balthasar dhe Henri de Lubac.
Kundra profesor Ratzinger:/Hipotezën e parë e bën filozofi venecian Massimo Cacciari: “më duket është i ripërsëritshmi, e që nuk arrin të dëgjojë - dhe si rrjedhoje të dialogojë - me bashkëbisedues, që edhe në të kaluarën u tentua ta bëjnë një gjë të tillë, të mos dallojë gjë dhe të mos ndajë dot relativizmin nga realizmi, nihilizmin nga optimisti. Heidegger ishte një relativist? Ç’lidhje ekzistonin mes qendrimeve të Wittgenstein dhe kritikave të Ratzinger? Nëse i njëson të gjitha, e humbet vështrimin nga sfera e Hermeneutikës dhe një pjesë e teologjisë nuk i shërben asnjërit. Më duket së është një mendim pak i plakur.
Hipoteza e dytë, me një ton paksa tranchant (akut?), është ai i filozofit gjerman Otto Kallscheuer, gjurmues i marrëdhënieve midis sferës laike dhe asaj religjioze. Ai vazhdon me kritika të njëjta: “Nuk shoh risi të denja për të komentuar. Në fillim kam parë me kureshtje mënyrën se si kërkonte të vendoste urat e dialogut midis besimit dhe racionalitetit laik. Kurse sot konstatoj se është i ankoruar në kundra/pozicione tradicionale. Për shembull: citimi i afrimit të konceptit: “lager/ gulag/ ferr” është bërë nga Hannah Arendt, çka tregon se edhe një mendim joreligjioz mund ta gjykojë të Keqen. Edhe shën Kurati i Ars: është opozita tradicionale kundër racionalizmit, nëpërmjet besimit të zemrës dhe të dashurisë, e trajtuar si kundërhelm. Çka është tipike, e pëlqyeshme, e kulturës së Ratzinger. Por pjesë edhe eë një retorike që nuk shërben shumë për një “Zeitdiagnose” (analizë e raporteve sociale).
Pro Ratzinger: Ndryshe, Guerriro gjen në sfidën kundër “mendimit të dobët” një pikë sheshpushimi në të cilën Papa ka arritur duke reflektuar mbi mendimin kontemporan: “denoncon auto-censurën e njeriu kundrejt vetvetes, aty ai shikon demonin e epokës sonë. Këtij demoni i kundërpeshon një mendim i hapur drejt transhedentit, në të cilin “sofia” e ontologjia nuk janë të ndara dysh. Më shumë se një diskurs i tejkaluar, unë shoh sesi nuk arrihettë gjehet bashkëbisedues që të jetë gati për këtë “udhëtim të dytë”.
...