E Diel, 1 Nëntor 2026

Letra/Aktivizimi i letrave me vlerë trazon ndërgjegjen e të “majtëve”

Si rrjedhoje e vendimeve qe ka marre qeveria kohet e fundit, po gjallerohet me shpejtesi tregu i Letrave me Vlere. Kjo ka bere qe tek shqiptaret te ringjallerohet shpresa dhe te rritet besimi tek qeveria aktuale e z.Sali Berisha. Por nga ana tjeter ne skutat e errëta te ndergjegjes politike te disa politikaneve e ish-pushtetarëve vendimi ka ngjallur reagim cinik e te papërgjegjshëm.

Kjo na nxit edhe ne si shoqate qe te reagojme ndaj tyre.

Para disa ditesh lexuam ne shtypin e perditshem dy prononcime mbi aktivizimin e Letrave me Vlere te zotit Pajtim Bello i cili ka qene zevendesminister per ekonomi-financen ne vitet 1997-2005, kur qeverite e majta qene ne pushtet. Z.Bello ne krejt shkrimet e tij nuk thote asnje fjale se çfare duhet te benin qeverite e majta, çfare bene e çfare lane pa bere. Por ai flet dhe vetem kritikon ku me te drejte e ku pa te drejte e diku flet “kuturu” e ben te paditurin qe per 8 vjet, ai e disa me mbiemrin “Bufi”, “Malaj”, “Bello”, “Shahollari”,etj, i quajten Letrat me Vlere si “Letra me Vrime” - siç ben edhe ky “Bello” ne prononcimet e mësiperme. Per mendimin tim, ky qendrim eshte jo vetem papërgjegjesi totale e nje “specialisti” e ish “pusht-etari”, por edhe paturpesi, pafytyresi e nje qendrim cinik e të pamoralshem ndaj asaj qe edhe ai e quan si djerse dhe kontribut të punës së poseduesve te tyre për 45 vitet e regjimit te kaluar. Atehere si mund te quhet aventure zgjidhja e nje problem qe preokupon nje popull te tërë?! Kete e ben vetem po te kesh emrin Bello. Kur zoti Bello trajton kete problem, mendoj se ben mire qe kritikon qeverite e djathta te cilat mund e duhet te benin me teper ne keto 4 vjetet e fundit ne pushtet dhe se ndoshta nuk duhet ta linin kete problem per ne fund te mandatit... Por para se ta beje kete, zoti Bello e gjithe ish-eproret e ish-vartesit e tij, si te majte qe e heqin veten, duhet ta falenderojne ish-Presidentin Sali Berisha (sot Kryeminister) dhe qeverite e Tij, qe megjithese te djathta ndermoren veprimin ne respekt dhe interes te shtresave te gjera duke nxjerre dekretin Nr. 1030, datë 23.02.1995 per emëtimin e shpërndarjen e Bonove te Privatizimit. Pra, me kete dekret perfituan shtresa te gjera te popullsise te cilat pretendohet se i perfaqesoka zoti Bello, qe e quan veten “te majte”. Po cfare te majte, kur per 8 vjet ne pushtet, ne vend qe te ndreqej ndonje gabim i bere nga te djathtet edhe per mungese pervoje, u nderpre privatizimi masiv, u nxor ligjin Nr.8306,Dt.14.03 1998 “Per Strategjine e Privatizimit te Sektoreve me Rendesi te Veçante”, i cili nuk u zbatua asnjehere, por percaktimin e perdorimit te Letrave me Vlere deri ne 20 % te privatizimeve, te cilen e kemi kerkuar si shoqate, edhe tek ish-homologu i zotit Bello ne Ministrine e Financave, z.Shahollari. Por e vetmja pergjigje na u dha me cinizmin ekstrem se “percaktimi deri ne 20 % perfshin edhe zeron!!”.

Ju, zoti Bello e quani aventure ekonomike perdorimin e tyre ne procesin e legalizimit me preteksin se jane te destinuara per privatizim. Por harroni te thoni se ne ligjin e mësiperm te miratuar nga socialistët, ju injoruat një “Paketë per publikun” dhe lejuat perdorimin e Letrave me Vlere vetem per punonjesit e ndermarrjeve qe privatizoheshin, duke bere keshtu nje diferencim te papërgjegjshem midis punonjesve, meqe iu dha mundesia te perfitonin vetem punonjesit e AMC apo te ndermarrjes se liber-filmit, duke u privilegjuar ne raport me masen e punonjesve te tjere ne gjithe vendin, siç jane mesuesit, ish-ushtaraket, pjesa tjetër e administratës shteterore, pensionistet e veteranet, te cilet u injoruan nga qeverimi socialit, megjithëse ata u mbeshteten per te ardhur ne pushtet, ndersa atyre qeveritaret e rinj u kthyen shpinen, i zhgenjyen e i mashtruan. Qeveritaret heshten kur paketa per publikun, sipas ligjit, u shiten me lek e jo me Letra me Vlere.

Zoti Bello ben sikur nuk e kupton qe keto lekë te marra nga privatizimi, po u kthehen qytetareve tani nepermjet perdorimit ne procesin e legalizimit. Atehere pse qenka aventure!? Ju z.Bello flisni per abuzime dhe spekulime, por harron te thuash se per te realizuar abuzimet dhe spekullimet, Ju nxoret vendime si ai i shitjes se pasurise ne ankand pa çmim fillestar te pasurise,etj, me anen e te cileve u shit Frigoriferi i Durresit per 20 mije leke, apo Kombinati i Tekstileve ne Berat per rreth 22 milion leke, te cilit vetem kangjellat e rrethimit te jashtem i kushtonin shume me tepër, pa permendur asetet, lenden e pare dhe produktin e gatshem qe ishte gjendje. Kaq dihet, por se çfare spekulimesh te tjera janë bere, me tej e dini vetem Ju

Zoti Bello, ju beni te paditurin per problemin e rreth 47 mije familjeve shqiptare qe kane depozituar djersën e tyre te 45 viteve ne fondin e investimeve Anglo-Adriatica nepermjet Letrave me Vlere. Mos harroni se deri ne fund te vitit 1999 ju e lejuat ate te vepronte nepermjet ish-Bankes Shteterore te Kursimeve, sot Reiffeisen, duke grumbulluar Letrat me Vlerë, lidhet me te edhe nje marrëveshje ne parim per ta futur ate ne privatizimin e Azotikut ne Fier ku ai do te bente investime ne fushat e naftes e gazmbajtes, por te gjitha keto i ndërpretë sepse nuk do perfitonit ju pushtetare te asaj kohe por do perfitonin shtresat qe gjasme ju perfaqesoni. Ju anulluat edhe tjetërsimin e depozitave te ketyre qytetareve ne kete fond dhe atyre qe posedonin Lek Privatizimi, duke penguar keshtu me masa administrative zhvillimin e ekonomise se tregut te lire megjithëse teorikisht pretendoni te kundërtën. Ne prononcimin tuaj ju z.Bello perpiqeni te argumentoni se eshte e pambështetur ne ligj perdorimi i Letrave me Vlere ne procesin e Legalizimeve, kot e kini se nderhyrja ne ligjin perkates duke e amenduar ate jo vetem qe e ben te ligjshem e juridikisht te pranueshëm, por zgjidh nje handikap qe deri tani ka vepruar per te mbrojtur interesat e nje popullsie te tere e me interesa te dyanshme si per poseduesit e Letrave me Vlere dhe per poseduesit e ndertimeve informale, qe ne menyre te perseritur po te them se jane shtresa qe pretendon se i perfaqeson krahu juaj i politikes.

Por duket hapur se krahun e politikes tuaj nuk e ha meraku i interesave te ketyre shtresave, por meraku se po u hiqet “e drejta” per spekullim ne dem te ketyre shtresave. Përndryshe do e kishit bërë pjese te programit te qeverisjes tuaj si ne 8 vitet ne pushtet dhe te premtimeve ne fushaten elektorale qe kaloi, ku ju, vetem u mjaftuat ta quanit “flluskë elektorale” programin e PD per aktivizimin e Letrave me Vlere dhe harruat te jepni pergjigje se çfare do te benit per të shpërblyer djersën e populli te derdhur nder vitet e socializmit. Zoti Bello, une po te pyes se çfarë do te benit ju, po te vinit ne pushtet (1000 herë shyqyr qe kjo nuk ndodhi), ose çfare duhet bere sot me ata qindra mijë shqiptare te cilet derdhen djersën e mundin e tyre ne krijimin e pronës se perbashket ne miniera, ne bujqësi, ne arsim, ne ushtri, ne administraten shtetërore e kudo, per te cilen moren Bono Privatizimi, apo te ish-te perndjekurit qe moren Lekë Privatizimi. Ju vertet “nuk jini socialista, por specialista”, siç i ka percaktuar i ndjeri Pjetër Arbnori, por si specialist nuk duhet te beni kritizerin, por mbi te gjitha duhet te jepni mendime per zgjidhjen e problemit... Këtë gje nuk e bëre kur ishe ne pushtet, nuk po e ben as sot, dhe na ben teori me “lenk qepe” per gjoja veprim te pambështetur ne ligj, sikur ligjin nuk e bejne njerëzit. Une e kuptoj se ju vuani nga ndjenja e fajit qe per 8 vjet ne pushtet i kthyet kurrizin elektoratit, por te pakten tani duhet te heshtni per zgjidhjen e nje problemi nga ish-Presidenti i viteve 90 dhe kryeministri i sotshem, sepse ju e patet rastin te merrnit meriten e zgjidhjes kur ishit ne pushtet, por e humbet ate shans sepse ne vend qe te benit vazhdimin e zgjidhjes se problemit, u munduat ta perdorni ate si “argument” te gjoja politikes se deshtuar te Berishes. Ne fakt jini vete te deshtuar.

Por nuk eshte vetem zoti Bello qe i eshte trazuar ndergjegja, por jane edhe disa organe shtypi “të pavarura” qe ne vend qe t’u bejne jehone masave e vendimeve te marra nga qeveria ne dobi te qytetareve shqiptare, i kundervihen premtimit qe u beri Kryeministri banoreve te Kamzës dhe e vene ne dyshim ate duke bere diversion ndaj ketij premtimi dhe gjallerimin e ketij tregu na e quajne spekulim, se gjoja na qenka rritur pa baza vlera e tyre deri ne 21 %. Dhe si “argument” per kete nxjerrin faktin se nuk na qenka miratuar ndryshimi i ligjit per legalizimet i cili parashikon perdorimin e tyre ne legalizimin e ndertimeve informale. Redaksive te ketyre gazetave duam t’u themi se mos harroni qe keto Letra me Vlere kane nje vlere nominale qe eshte 100 % dhe vetem kur te arrihet kjo, ose te pakten te perafrohet ne kete mase vlera e tyre, atehere do te kemi ndreqjen e padrejtesive qe jane bere, sidomos nga qeverite “e majta” ndaj vleres reale te tyre. Prandaj edhe njëhere ju themi se nga 20 % deri ne vleren 100 % ka nje hapesire deri ne 80 % qe ju skeptikëve apo te ngarkuar per te provokuar tregun qe te mos rritet vlera e tyre ju kujtojme edhe nje here se nuk jini vone per te perfituar nga ky treg ne perputhje edhe me thirrjen e Kryeministrit me elektoratin e Elbasanit “Hidhuni në tregun e letrave me vlerë”.

Autori i letrës është sekretar i përgjithshëm i Shoqatës së Letrave me Vlerë

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›