E Shtunë, 31 Tetor 2026

Iluzione te Shkupit me adrenalinen e Gazpromit

I pazakonte ishte entuziazmi i presidentit te Maqedonise i kryeministrit dhe i ministrit te Financave pas bisedimeve me delegacionin e .kompanise se madhe shteterore ruse te gazit Gazprom ku sipas komunikates se presidences maqedonase me 1 tetor u diskutuan kushtet teknike dhe ekonomike per perfshirjen e Maqedonise ne korridorin nderkombetar rus te energjise South Stream. Themi i pazakonte sepse per sa i perket kesaj perfshirjeje te Maqedonise ende nuk ka nje vendim dhe nje plan konkret te Gazpromit se si do te projektohet pjesemarrja e Maqedonise dhe sipas kryetarit te delegacionit te Gazpromit Leonid Cugunov do te duhet te pakten nje vit per te percaktuar se si do te jete projekti maqedonas i Gazpromit. Ende nuk dihet se cila do te jete menyra dhe forma e perfshirjes se Maqedonise ne gazsjellesin rus South Stream nese do te jete nje degezim i ketij korridori apo do te jete nje linje tranziti maqedonase per ne shtete te tjera. Zoran Stavreski zevendeskryeminister dhe minister i Financave i Maqedonise qe drejtoi bisedimet me delegacionin e Gazpromit deklaroi se ne varesi te nevojave per gaz te Kosoves dhe te Shqiperise do te ndertohet nje degezim i gazsjellesit ose nje rruge tranziti e tij.
Ende nuk dihet me kryesorja se si do te behet financimi i ketij projekti te perfshirjes se Maqedonise ne South Stream. Sepse ne asnje rast perfaqesuesit e Gazpromit apo udheheqesit ruse por as udheheqesit maqedonas nuk e kane permendur se si do te behet financimi. Vete qeveria e Maqedonise ka bere te ditur se ka ne dispozicion vetem 60 milione dollare qe do te marre nga shlyerja e borxhit rus te mbetur qe nga koha e ish-Jugosllavise dhe qe i ka rene per pjese Maqedonise qe ta marre. Ne fakt projekti i gazsjellesit ne Maqedoni parashikohet te kushtoje me shume se 300 milione dollare nese i permbahet parashikimeve te deritanishme per nje gjatesi prej 720 kilometrash. Duket se nevojat energjetike perfitimet ekonomike siguria energjetike etj jane parametra te dores se dyte per udheheqjen aktuale te Shkupit e cila mendohet se nxitet nga llogari te nje natyre tjeter. Ajo kerkon qe nepermjet nje aleance energjetike dhe lidhjeve me Rusine dhe me Gazpromin te shnderrohet ne nje lojtar ballkanik. Ambiciet e Maqedonise ne kete drejtim shfaqen shumevalente. Nepermjet nje perfshirjeje ne projektin strategjik te gazsjellesit rus South Stream ajo i krijon nje mundesi te re Rusise per ti bere presion me te madh Bullgarise qeveria e djathte e se ciles ka pasur rezerva dhe dyshime per projektet energjetike ruse. Rusia ka hedhur ne qarkullim projektin e anashkalimit te Bullgarise dhe te kalimit te gazsjellesit rus nga Deti i Zi neper Rumani dhe jo neper Bullgari. Per kete ndryshim Rusia ka hyre ne tratativa me Rumanine. Nga Rumania gazsjellesi kalon ne Serbi dhe vazhdimi i planifikuar per ne Greqi mund te kaloje neper Maqedoni dhe keshtu Bullgaria mund te lihet jashte. Ne kete plan Maqedonia do te fitonte nje peshe te re politike edhe ne raport me Bullgarine. Duke u bere shteti i degezimit jugor te gazsjellesit rus South Stream per ne Greqi ajo do te fitonte nje peshe politike edhe ndaj Greqise sepse si vend tranziti mund te kete nje atu te re presioni ndaj vendit vazhdues te korridorit energjetik. Pervoja e Ukraines dhe e problemeve te shumta qe ajo i ka shkaktuar eksportit te gazit rus per ne Europe nepermjet territorit ukrainas duket nje alternative joshese per Maqedonine ne nje raport te ri energjetik me Greqine.
Ne menyre te vecante Maqedonia synon te fitoje nje peshe dhe nje karte te forte presioni ndaj faktorit shqiptar ne rajon faktor ndaj te cilit ajo ndihet strategjikisht e dobet dhe e frustruar. Ideja e shfrytezimit te Maqedonise si nje vend tranziti per kalimin e gazit rus ne Shqiperi dhe ne Kosove e ysht Maqedonine te perpiqet te fitoje nje epersi gjeostrategjike ndaj faktorit shqiptar ne rajon ne pergjithesi dhe ndaj dy shteteve kufitare Shqiperise dhe Kosoves. E perthyer kjo ne sfondin e konfliktit etnik te brendshem ne Maqedoni dhe te rolit te faktorit mbareshqiptar si karte force e popullit shqiptar te Maqedonise pozicioni i tranzituesit energjetik do ti jepte Maqedonise nje avantazh te cilin faktoret shqiptare nuk do te mund ta neglizhonin lehte. Ne nje plan me te gjere perfshirja e Maqedonise ne projektin e gazsjellesit rus South Stream merret si nje votim i qarte i shtetit dhe i qeverise maqedonase ne favor te gazsjellesit rus ne ndeshjen e tij te vazhdueshme gjeostrategjike me gazsjellesin e Bashkimit Europian Nabucco. Si South Stream ashtu dhe Nabucco jane ende projekte por Shkupi ne menyre te nxituar iu drejtua projektit rus ne vend te projektit europian Nabucco i cili gjithashtu kalon neper Bullgari dhe te cilin qeveria bullgare e ka klasifikuar si prioritet. Mirepo Shkupi zyrtar gjithmone eshte treguar neglizhent me dashje ndaj projekteve transversale energjetike apo transportuese. Fakti qe edhe pas 15 vjetesh te nenshkrimit te Marreveshjes shteterore per Korridorin e famshem 8 ende nuk ka lidhur hekurudhen me Bullgarine verteton jo thjesht neglizhence por alergji qeveritare ndaj projekteve rajonale perendimore. Angazhimi entuziast i Shkupit pas projektit te Gazpromit dhe pas Rusise manifestohet ne nje kohe kur shihet nje pakesim i entuziazmit qeveritar per anetaresimin e vendit ne NATO dhe ne BE. Duke luajtur karten energjetike ruse kryeministri Nikolla Gruevski duket tenton ti beje presion NATO-s BE-se dhe Perendimit se Maqedonia ka nje alternative tjeter alternativen ruse. Natyrisht Rusia eshte e interesuar ne planin strategjik qe ne Ballkan te kete disa gropa te zeza te hartes euroatlantike. Pervec Serbise ajo synon qe edhe Maqedonia te qendroje jashte kesaj harte dhe te jene baza dhe instrumente te ndikimit dhe te interesave te Moskes ne rajonin e Ballkanit. Energjia gazi apo nafta jane karremat dhe atraksionet me te perdorura prej saj aktualisht ne Ballkan dhe me gjere. Kushdo qe ka ndjekur me vemendje politiken strategjine dhe taktikat energjetike te Rusise konstaton nje ndryshim te vazhdueshem te gjeografise se projekteve te gazsjellesve ruse. Here projektohet te kaloje nga Bullgaria e pastaj nga Rumania here projektohet te zevendesoje gazsjellesin rus qe kalon nga Ukraina e pastaj propozohet qe te shkrihen dy gazsjellesit. Here te kaloje nga Bullgaria ne Greqi e here nga Maqedonia ne Greqi. Ndryshimi i gjeografise se gazsjellesit nuk ka te beje me karakterin teknik apo financiar te kushteve apo terrenit por ka te beje me interesat e politikes se jashtme me marredheniet politike dhe me strategjine e Rusise ne rajon dhe ne kontinent. Dhe element i pandare i ndryshimeve te projekteve energjetike shfaqet objektivi per te kundervene shtetet kunder njeri-tjetrit.
Kuptohet se aspiratat e Maqedonise per nje rol ballkanik po behen me te gjera se sa jane mundesite forcat dhe potencialet e saj reale. Adrenalina e Gazpromit veshtire se do te beje qe Maqedonia te shnderrohet vertet ne nje lojtar politik energjetik dhe strategjik te rajonit. Cdo rol dhe pozicion gjeostrategjik i Ballkanit ne ditet e sotme veshtire se mund te konceptohet jashte perspektives ne nje kuader te integrimit euroatlantik dhe te arkitektures euroatlantike te sigurise. Por keto iluzione strategjike te qeverise se sotme te Maqedonise mund te kene efektet e tyre negative ne qendrimet e saj ndaj pozites dhe perspektives se faktorit shqiptar ne Maqedoni dhe ne Ballkan. Lidhjet me Gazpromin nuk mund te jene aq neutrale sa cmund te kujtojne disa teknokrate te gazit apo te energjise me shtetesi shqiptare.

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›