E Shtunë, 31 Tetor 2026

Eagle Mobile”, shërbime të reja në 1-vjetorin e tij



“Eagle Mobile”, kompania më e re e telefonisë celulare në Shqipëri mbush 1 vjeç më 12 mars. Pas ndryshimit të sjellë brenda një kohe rekord në tregun shqiptar të telekomunikacionit, surprizat e “Eagle” nuk dinë të mbarojnë. Të gjithë abonentët riniring dhe me rimbushje standarde mes datave 9 mars – 12 prill, që kryejnë rimbushje të kartave 800, 1000, 2000 dhe 5000 lekë, përfitojnë bonuse. Për çdo rimbushje të kartave 800 lekë fitoni 150 lekë; për çdo rimbushje të kartave 1000 lekë fitoni 250 lekë; për çdo rimbushje të kartave 2000 lekë fitoni 600 lekë dhe për çdo rimbushje të kartave 5000 lekë fitoni 1500 lekë bonus. Bonuset e fituara mund të përdoren brenda 30 ditëve pas ditës së rimbushjes. Bonuset e fituara mund të përdoren për telefonata kundrejt të gjithë operatorëve. Përveç kësaj, të gjithë abonentët riniring dhe standard që kryejnë një rimbushje të kartave me vlerë 800, 1000, 2000 dhe 5000 lekë përfitojnë 100 SMS falas të cilat mund të përdoren vetëm brenda rrjetit “Eagle Mobile”. SMS-të e fituara janë të vlefshme për 30 ditë nga momenti i aktivizimit. Sa më shumë që flisni aq më shumë fitoni.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›