E Shtunë, 31 Tetor 2026

Imami 300 standarde deri ne 2015 per ushtrine

Ministri i Mbrojtjes Arben Imami deklaroi dje ne Komisionin e Sigurise qe deri ne vitin 2015 Forcat e Armatosura do te arrijne edhe 300 standarde te reja ne kuader te anetaresimit ne NATO. Komisioni per Sigurine Kombetare miratoi unanimisht projektligjin per standardizimin ushtarak te Forcave te Armatosura. Imami nenvizoi para deputeteve se ne kuadrin e permbushjes se detyrimeve kryesore te Forcave te Armatosura Shqiptare si vend anetar i NATO-s lind domosdoshmeria e ngritjes se nje sistemi funksional standardizimi ne Forcat e Armatosura per pranimin e STANAG/AP marreveshjet e standardizimit apo publikimet e aleances te NATO-s dhe standardeve civile standard i BE-se per perdorim nga njesite e Forcave te Armatosura ne fushen operacionale materiale dhe administrative.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›