E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ristani KQZ 10 propozime per Kodin Zgjedhor

Kryetari i Komisionit Qendror te Zgjedhjeve Arben Ristani beri dje me dije se KQZ-ja ka propozuar 10 ndryshime ne Kodin Zgjedhor per permiresimin e procesit zgjedhor. Propozimet e KQZ-se sipas Ristanit kerkojne qe te permiresojne disa aspekte te procesit te verejtura ne zgjedhjet e kaluara. Nje nga propozimet lidhet me afatin e perfundimit te procesit te numerimit. Zgjedhjet e fundit per shkak edhe te sistemit te ri shenuan rekord per nga kohezgjatja. KQZ-ja ofron disa nga opsionet qe mund te zgjidhin kete ngerc. Nje propozim tjeter lidhet me afatin e dorezimit te listave te zgjedhesve te domosdoshme ne procesin e prodhimit te fleteve te votimit. KQZ-ja kerkon qe pushteti lokal ti dorezoje ato edhe me heret se afati 30-ditor qe parasheh ligji. Propozimet e KQZ-se jane ne doren e Kuvendit pasi kerkohen me se 84 vota per te bere ndryshime ne Kod.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›