E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta LRI rol percaktues ne fuqizimin e LSI

Kryetari i Levizjes Socialiste per Integrim Ilir Meta zhvilloi dje nje takim me 300 studente e te rinj anetare te LRI-se duke deklaruar se te rinjte kane nje kontribut per integrimin e vendit. Sipas Metes se shpejti te rinjte shqiptare do te udhetojne lirshem pa viza ne Bashkimin Europian. Me tej ai shtoi se te rinjte e LRI-se kane nje rol percaktues te fuqizimin e LSI-se si force politike. Ne duam qe te rinjte te jene vertet nje force qe krijon energji po ne menyre te vecante mendime dhe ide te reja per reformat jo vetem ne fushen e arsimit me te cilat ju ndesheni cdo dite po reformave ne te gjitha fushat e shoqerise shqiptare dhe jam i bindur se ky dialog i ngushte midis LSI-se dhe rinise shqiptare permes LRI-se do te jape rezultatet e saj tha Meta.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›