Berisha-Beqaj: Plan zhvillimi për bashkëpunimin ekonomik dypalësh
TIRANË- Kryeministri i vendit Sali Berisha priti në një takim ministrin e Zhvillimit Ekonomik të Kosovës, Besim Beqaj.
Ministri kosovar parashtroi një plan zhvillimi dhe bashkëpunimi ekonomik midis dy vendeve, ndërkohë që shprehu besimin se bashkëpunimi i sektorit privat të dy vendeve ka mundësi të rritet edhe më shumë, nga shfrytëzimi i hapësirës së krijuar nga ndalimi i produkteve serbe në Kosovë.
Ai paraqiti situatën e sotme ekonomike të Kosovës dhe proceset e privatizimit të sektorëve strategjik të telefonisë dhe energjisë.
“Sektori i prodhimit të energjisë është një sektor tjetër me prioritet për qeverinë e Kosovës, ku ka fushë të madhe bashkëveprimi. Kombinimi i burimeve të energjive të rinovueshme të Shqipërisë me burimet e prodhimit të energjisë nga pasuritë natyrore të Kosovës , si lignit, përben një bazë të fortë për integrimin e sistemeve energjetik të të dy vendeve”,- u shpreh Beqaj.
Kryeministri Berisha nga ana e tij shprehu kënaqësinë e tij për vendimet e rëndësishme të qeverisë së Kosovës, në lidhje me privatizimet në fushat strategjike, të cilat përbëjnë dhe bazën e reformave themelore ekonomike.
“Synimi final i të dy vendeve është dhe duhet të jetë rritja e të ardhurave për frymë dhe përmirësimi i standardeve të jetesës. Bashkëpunimet tregtare, në fushën e energjisë, si dhe në fushën e bujqësisë dhe agro-biznesit, janë në qendër të vëmendjes të qeverisë shqiptare dhe bashkërendimi i punës në këtë drejtim me qeverinë e Kosovës është i rëndësishëm për zhvillimin e shpejtë të ekonomive të dy vendeve.”,- u shpreh Berisha.
(e.m/BalkanWeb)