E Shtunë, 31 Tetor 2026

Stefanovic: Raporti Prishtinë-Beograd nuk është bilateral

BEOGRAD- Kreu i ekipit negociues të Beogradit në dialog me Prishtinën, Borislav Stefanovic, konfirmon se nuk është arritur marrëveshja për përfaqësimin e Kosovës në takimet rajonale dhe ndërkombëtare. Ndërkohë thekson se marrrëdhëniet mes Beogradit dhe Prishtinës nuk janë bilaterale.

"Për Serbinë është i papranueshëm përfaqësimi që nuk e përfshinë Rezolutën 1244. Në thelb, secili prej këtyre modaliteteve nënkuptonte prekjen e Rezolutës 1244, sepse marrëdhëniet mes Beogradit dhe Prishtinës nuk janë bilaterale, meqë Kosova nuk është shtet”,-ka thënë Stefanovic në një peronocim për media.

Zyrtari serb vlerëson se për përfaqësimin ndërkombëtar dhe rajonal të Kosovës janë konsultimet me ndërkombëtarë, i cili sipas tij po punon për përafrimin e qëndrimeve. Stefanovic thekson se nuk është fjalë për njohje të Kosovës, por për sigurimin e një përfaqësimi të pranueshëm.

"Kjo nuk është fjala për njohjen. Ne e dimë se si dikush njihet si shtet i pavarur, e ky nuk është rast i tillë. Këtu flitet për sigurimin e përfaqësimit asimetrik të Kosovës në raport me shtetet e pavarura”,- përfundon Stefanovic.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›