E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kukës, rishfaqen reshjet e dëborës në zonat rurale

KUKËS- Në orët e para të mëngjesit reshjet e dëborës, ndonëse me intensitet të ulët, janë shfaqur edhe në qytetin e Kukësit. Ndërsa ulja e temperaturave ka sjellë rritjen e rrezikut nga shtresat e akullit në akset rrugore të zonës verilindore.

Në kushtet kur reshjet e dëborës vazhdojnë, janë të izoluara komunat e Shishtavecit, Arrnit, Grykë Cajës dhe pjesërisht e Zapodit.

Situatë më e rënduar është në komunën e Shishtavecit, ku si rrjedhojë e erërave të fuqishme në kete zonë ka vende të vecuara ku trashësia e dëborës ka arritur në 3 metra, ndërsa e gjithë zona është e mbuluar nga dëbora me një trashësi mbi një metër.

Ndërkohë, në disa akse rrugore lëvizja e mjeteve është normalizuar. Rinisja e reshjeve të dëborës në zonat rurale dhe shtresat e akullit në akset rrugore kanë vështirësuar lëvizjen e mjeteve në drejtim të shumë fshatrave të komunave të Topojanit, Kalisit, Bushtricës, apo Ujmishtit.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›