E Diel, 1 Nëntor 2026

Halimi me banorët e Shkozetit: Legalizimet brenda vitit, me tapi te pakontestueshme

01-06-2013 / Gazeta 55

“Pala tjetër është e çoroditur nuk mundet që një kryetar bashkie që administroi Tiranën për 11 vjet, gjatë të cilëve nuk legalizoi as një metër katror banesë, t’u premtojë shqiptarëve legalizimet”

Kryetari i grupit të punës në qarkun e Durrësit dhe kandidati që kryeson listën e deputetëve për  këtë qark, Eduard Halimi zhvilloi një takim me banorë të zonës së Shkozetit. Në lagjen që i ka dhënë mandatin e deputetit, Halimi tha se Partia Demokratike vjen me premtime të mbajtura duke përmendur ndërtimin e rrugëve, privatizimin e banesave tek “ish-Agro Eksporti” dhe furnizmin me ujë 24 orë. “Thamë do të heqim vizat dhe e mbajtëm premtimin, do të zgjidhim problemin e energjisë elektrike dhe e mbajtëm premtimit, shtruam tubacionet e ujësjellësit dhe sot keni ujë 24 orë. Ne jemi të gjithë njerëz të fjalës së mbajtur , ne i mbajtëm premtimet”. Ministri i premtoi banorëve të zonës së Shkozetit përfundimin e procesit të legalizimeve me dhënien e tapive të pakontestueshme në gjykata. Deputeti Halimi theksoi se tapitë do të regjistrohen në regjistrin elektronik të pronave, një projekt  ky i cili pritet të përfundojë në nëntor të vitit 2013. Çdo durrsak ,tha Halimi do të ketë një tapi të pakontestueshme te regjistruar në regjistrin dixhital të pasurive të paluajtshme“Do të legalizojmë çdo centimetër tokë e ndërtim dhe do t’ju japë të gjithëve tapitë e shtëpive”. Ai nuk la pa komentuar as edhe premtimin e Ramës për legalizimet,duke deklaruar se procesi i legalizimit është një proces i nisur nga qeverisja e partisë Demokratike dhe do të finalizohet nga kjo e fundit. “Pala tjetër është e çoroditur Nuk mundet që një kryetar bashkie që administroi Tiranën për 11 vjet ,gjatë të cilëve nuk legalizoi as një metër katror banesë tú premtojë shqiptarëve legalizimet”. Si deputet i kësaj zone, Halimi premtoi edhe zgjidhjen e problemit të përmbytjeve në zonën e Shkozetit duke theksuar se ky problem do të zgjidhej në momentin që qeveria shqiptare i akordoi bashkisë së Durrësit një fond prej 1 milion dollarësh për ndërtimin e bordit të kullimit. As sot e kësaj dite tha ai, nuk e dimë se ku kanë përfunduar këto para. Takimet e kryetarit të grupit të punës për qarkun e Durrësit ,vijuan edhe më Forumin Rinor të partisë Demokratike në zonën e Plazhit. Gjatë bashkëbisedimit me të rinjtë Halimi premtoi punësimin e të rinjve dhe pozicionimin në treg të diplomave të tyre. Gjatë mandatit të ardhshëm, deklaroi Halimi do t’i ofrojmë të rinjëve mundësi për punësim.  Ndërkohë që Rama kërkon t’i shpallë diplomat të pavlefshme ,ne i kemi dhënë mundësi çdo të riu të arsimohet dhe ne do t’i japim mundësi çdo të riu për t’u punësuar - tha ai.
Ministri Halimi dhe Haxhi Selim Muça përurojne xhaminë e re në Sukth/Ministri i drejtësisë Eduard Halimi, bashkë me H. H. Selim Muça, kryetari i Komunitetit Mysliman Shqiptar, dhe Naxhib Al-Bader, ambasadori i Kuvajtit në Tiranë, ka marrë pjesë në përurimin e xhamisë së re në Sukth. Besimtarët e mbledhur për të pritur personalitetet e ftuara i përshëndeti edhe ministri i drejtësisë, i cili shprehu gatishmërinë e qeverisë për të vazhduar të ndihmojë besimtarët myslimanë në ndërtimin e objekteve të reja të kultit. Teksa falenderoi ambasadorin kuvajtian për ndihmën e dhënë në ndërtimin e xhamisë, ministri Eduard Halimi tha se “objektet e kultit janë të domosdoshme, veçanërisht pas asaj periudhe të vështirë që ne kemi kaluar”. “Ta gëzoni xhaminë e re, - u tha ministri i drejtësisë besimtarëve të mbledhur. - Ne jemi të gatshëm të vazhdojmë të japim ndihmën tonë në ndërtimin e objekteve të kultit. Bashkë me kryetarin e Komunitetit Mysliman Shqiptar, ne do të nisim ndërtimin e Xhamisë së Namazgjasë në Tiranë, ndërkohë që brenda pak ditësh do të kemi mundësi të nisim edhe ndërtimin e një tjetër xhamie të re në fshatin Kullë, këtu në zonën e Sukthit”. Pas përurimit, të gjithë të pranishmit hynë dhe vizituan mjediset e brendshme të xhamisë së re të Sukthit.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›