E Diel, 1 Nëntor 2026

Situatë e tensionuar në Veri, serbët sulmojnë policinë dhe një ekip gazetarësh shqiptarë

09-04-2012 / Gazeta 55

Dy ditë vrasjes së një qytetari shqiptar në veri të Mitrovicës, si pasojë e një shpërthimi në banesë, autoritetet e rendit thonë se situata në këtë pjesë të vendit mbetet e tensionuar. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, për rajonin e Mitrovicës, Besim Hoti tha se grupet kriminale serbe, kanë sulmuar automjetin e Policisë së Kosovës, të vendosur në zonën e ‘Tre rrokaqiejve’ në veri të Mitrovicës, si pikë statike”. Grupet kriminale serbe fillimisht lëshuan alarmin në veri e pastaj në këtë pikë statike të policisë u mblodhën rreth 200 serbë, të cilët sulmuan automjetin. Dy policë të Kosovës, që ishin aty e patën të pamundur të parandalojnë turmën e serbëve. Sipas mediave kosovare, 200 serbët janë drejtuar nga Zharko Veselinoviç, vëllai i kreut të krimit të veriut të Kosovës, Zvonkos. Kontenieri i Policisë së Kosovës, si pikë statike, në atë vend është vendosur me urdhër të ministrit të Punëve të Brendshme të Kosovës, Bajram Rexhepit. Një natë më parë në njërën nga tre rrokaqiejt në një sulm terrorist me eksploziv është vrarë Selver Haradinaj si dhe janë plagosur katër persona të tjerë. Më herët zëdhënësi i Policisë së Kosovës, për rajonin e Mitrovicës, Besim Hoti tha se policia në bashkëpunim me autoritetet tjera të komunës, janë duke u përpjekur për të ofruar një siguri më të madhe për qytetarët, e po ashtu edhe për uljen e tensioneve. Lidhur me sulmin ndaj familjes Haradinaj, kanë reaguar institucionet e Kosovës, ato ndërkombëtare si dhe partitë politike në vend.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›