E Shtunë, 31 Tetor 2026

Imami: Pronat që privatizohen



Ministria e Mbrojtjes bëri të ditur dje se 430 prona të lira, të cilat aktualisht janë pjesë e aseteve shtetërore do të privatizohen. "Këto prona që janë nxjerrë të lira nuk bëjnë pjesë në Planin e Përhapjes së Forcave të Armatosura të miratuar nga Presidenti i Republikës. Procesi i identifikimit të pronave që nuk janë në përdorim efektiv ka filluar disa muaj më parë dhe do të vazhdoj deri në identifikimin e plotë të pronave të tepërta. Tashmë po flasim për bllokun e parë të pronave që i janë dërguar Ministrisë përkatëse, ndërsa në të ardhmen Forcat e Armatosura nuk do të administrojnë asnjë pronë, e cila nuk është e nevojshme për zhvillimin strategjik të tyre", thuhet në një njoftim për mediat nga Ministria e Mbrojtjes. Gjithashtu garantohet se procesi do të jetë transparent dhe publiku do ketë mundësi të marrë informacionin e nevojshëm.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›