Imami Shqiperia do te jape nje kontribut me cilesor ne Afganistan
Në kohë të vështira të krizës ekonomike, shumica e shteteve anëtare të NATO-s janë të detyruara të shkurtojnë fondin e tyre të mbrojtjes.
Vetë Shtetet e Bashkura të Amerikës kanë anonçuar një shkurtim prej 40 miliard dollarësh në vit të buxhetit të mbrojtjes.
Por, Aleanca mobilizohet për të përdorur në mënyrë më efikase buxhetin që disponon.
Një nga pikat më të rëndësishme për të cilën kanë rënë dakord ministrat e Mbrojtjes së NATO-s në Bruksel ka të bëjë pikërisht me kontributin për mbarëvajtjen e sistemit të vëzhgimit tokësor.
Shqipëria në këtë pikë jep kontributin e saj.
Por Forcat e Armatosura shqiptare vazhdojnë të jenë ndër kontribueset më të mëdha në Afganistan.
Dhe Arben Imami, ministri i Mbrojtjes pohon se tashmë Shqipëria do të japë një kontribut më cilësor dhe të diversifikuar në Afganistan.
Çështja e Kosovës është diskutuar gjithashtu nga ministrat e mbrojtjes:
"Ne mendojmë, se KFOR-i ka vepruar me kujdes, me rreptësi dhe neutralitet. Ne nuk do të tolerojmë që dhuna tê rikthehet në Kosovë. KFOR-i do të vazhdojë që të përmbushë mandatin e tij, duke siguruar një klimë të sigurtë dhe të qetë”, u shpreh Anders Fogh Rasmussen, sekretari i përgjithshëm i NATO-s.