Imami dhe Gjunkshi dekorojnë Kapiten Feti Vogli
I ndjeri Kapiten Feti Vogli, është dekoruar sot me medaljen Për pjesëmarrje në Shërbime Ndërkombëtare, (pas vdekjes), me motivacion: Dalluar për trimëri, heroizëm dhe përgjegjësi maksimale deri në dhënien e jetës në kryerjen e detyrave luftarake në kuadër të misionit ushtarak ISAF të NATO-s në Afganistan, në përmbushje të detyrimeve të Republikës së Shqipërisë. Nderimi i është bërë nga ministri i Mbrojtës, Arben Imami
Po ashtu, shefi i Shtabit të Përgjithshëm i FA, gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi ka dekoruar me medaljen Për pjesëmarrje në Shërbime Ndërkombëtare, (pas vdekjes), kapiten Feti Bedri Vogli, me motivacion: Për shërbime të veçanta, trimëri, vendosmëri dhe vetëmohim në realizimin e detyrave me ndjenjë të lartë përgjegjësie në kuadër të misionit ushtarak ISAF të NATO në Afganistan në përmbushje të angazhimeve të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë.
Trupi i pajetë e Kapiten Feti Voglit pritet të mbërrijë në aeroportin Nënë Tereza mëngjesin e nesërm rreth orë 03:00.