E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berzh, 500 mijë për projektin e terminalit

Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim do të financojë studimin dhe projektin për terminalin e ri multimodal të trenit, linjave urbane dhe interubane dhe të tramit në Tiranë. I gjithë investimi llogaritet të kushtojë 20 milionë euro dhe do të kryhet në partneritet publik-privat ku përfshihet BERZH-Bashkia e Tiranës dhe investitorë privat.

Terminali i ri Multimodal do të akomodojë atje pothuajse 10 linja autobusësh, që do i hiqen qarkullimit dhe stresit të transportit publik në Tiranë, mbi 400 mikrobusë të cilët vijnë nga veriu dhe nga jugu do të akomodohen atje, por njëkohësisht edhe rreth 350 taksi, tha nënkryetarja e bashkisë së Tiranës, Jorida Tabaku.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›