Imazhet satelitore/ Zyrtarët ukrainas: Mbi 200 varre në perëndim të Mariupolit, prova për krime të tjera lufte nga Rusia

Varreza masive janë identifikuar jashtë qytetit të Mariupolit. Zyrtarët ukrainas duke iu referuar imazheve të kapura nga Maxar Technologies, shprehen se këto varre masive dëshmojnë për të tjera krime lufte të Rusisë ndaj Ukrainës.
Sipas imazheve satelitore, bëhet fjalë për më shumë se 200 varre të reja në skajin veriperëndimor të Manhushit, qytetit rreth 12 milje në perëndim të Mariupolit.
Në një postim të enjten në Telegram, Petro Andriushchenko, një këshilltar i kryetarit të bashkisë së Mariupolit, tha se kamionët rusë kishin mbledhur kufomat nga qyteti port, përpara se t’i “hedhnin” në Manhush, raporton BBC.
/rtsh.al/