Zv.kryeministrja ukrainase: Trupat rusë rrëmbyen një tjetër zyrtar lokal

Zëvendëskryeministrja ukrainase Iryna Vereshchuk ka bërë me dije se trupat rusë kanë rrëmbyer një tjetër zyrtar lokal teksa kishte qenë duke drejtuar një autokolonë humanitare në rajonin jugor të Khersonit.
Ajo tha se përpjekjet për të krijuar 3 korridore humanitare në rajonin e Khersonit kishin dështuar pasi sipas saj trupat ruse nuk e mbajtën fjalën dhe kishin hapur sërish zjarr, raporton Skynews.
/rtsh.al/