E Diel, 1 Nëntor 2026

Imazhi i Bashës, si faktor fitoreje për opozitën e djathtë

21-07-2013 / Nga Ramiz Lushaj

Kryeministri në detyrë Sali Berisha, krijoi epokë në historinë shqiptare, po me dorëheqjen nga kreu i PD-së, ky lider historik i saj, solli një boshllëk të menjëhershëm e tejet të madh në këtë forcë politike historike mbi dydekadore. “Ndoshta, siç thotë Olldashi - mundej që Berisha ta caktonte vet pasardhësin dhe ne do ta pranonim realisht”. 
Një kandidat i vetëm, qoftë edhe i formatit të madh si Lulzim Basha, në elektoriadën partiake nuk do ta mbushte krejtësisht këtë vakum shumëdimensional dhe fitorja e tij pa rival përballë do të ndiqej me bjerrje soliditeti, veçanarisht nga ndonjë oponent apo oponencë e tij brenda PD-së. Prania në garë edhe e Sokol Olldashit, rreth 6 vjet ministër i Transporteve e Punëve Publike, i bante nder procesit elektoral, plotësonte ndjeshëm vakumin e lidershipit historik, po ky kandidat deri ditët e fundit të mbylljes së fushatës nuk ia arriti të krijonte një imazh real, të bindtte thellësisht e gjerësisht antarësinë (e publikun) se nuk ishte në “garë-lojë”, por në betejë elektorale.
Një nga arsyet elektorale të mos krijimit të imazhit si kandidat real ishte edhe fakti se në shumtën e rasteve Olldashi hulumtonte e privatizonte ide nga platforma e Bashës dhe i ripërsëriste pas tij si “të vetat” (!) Dy nga disa filozofi të elektoriadës së Lulzim Bashës u “privatizuan” nga Sokol Olldashi, aqsa në media e publik komentohej: “Çfarë thotë Luli e thotë Sokoli”. Filozofia “Fillimi i Ri” që Basha e artikuloi disa herë më 3 korrik 2013 në fjalën e tij të shpalljes së kandidaturës për kryetar i PD, Olldashi e bani pjesë të logos të fushatës së tij në të gjitha qarqet e Shqipërisë. Filozofinë e elektoriadës së Bashës për kryebashkiak i Tiranës “Qytetari, i pari”, që e riformuloi edhe për anëtarësinë e Partisë Demokratike, e kapi edhe Olldashi dhe e tjerrnoi në këtë linjë.
Olldashi e ka të vështirë të krijojnë imazhin plotor si kryetar i ardhshëm i Partisë Demokratike, pasi ai ka qenë i suksesshëm në detyra të emëruara si ministër i Brendshëm dhe i Punëve Publike e Transporteve, por i pasuksesshëm në detyra të zgjedhura me votë si në vitin 2007 kur ishte kryetar i degës së PD-së të Tiranës e humbi garën përballë Edi Ramës për kryetar bashkie i metropolit shqiptar. Sikur të zgjidhej kryetar i PD-së së Tiranës do të ishte fitore e tij dhe humbje tjetër e radhës e Partisë Demokratike.
Lulzim Basha ka të lartësuar një imazh plotor si burrështetas në kancelaritë euro-atlantike me personalitete të shquara botërore; në filozofinë e praktikat e fushatave të tij elektorale në Tiranë e Elbasan si deputet e kryebashkiak; në detyra si themelues i ministrisë së Drejtësisë në Kosovë, ministër i Transporteve me sakrifikimet për Rrugën e Kombit, ministër i Brendshëm me kontribut për Lëvizjen e Lirë të Shqiptarëve, etj., si nismëtar për hapjen e Tunelit të Krrabës e Rrugës së Elbasanit; etj.
Imazhi i liderit Lulzim Basha ishte i formësuar në vetëdijen politike partiake të demokratëve si kryetar i pritshëm i tyre (pas largimit të Berishës), sepse nga një gjimnazist në Lëvizjen Studentore të Dhjetorit ’90 arriti të jetë në dy vitet e fundit kryetar i bashkisë së kryeqytetit dhe prej shtatorit të sivjetëm do të jetë figura shtetërore-politike më e madhja e PD-së në opozitë (pasi është i zgjedhur kryetar i bashkisë), arriti të jetë lideri më i votuar i demokratëve në kryesinë e partisë (2011), një nga ministrat ma të suksesshëm të 100 viteve të shtetit shqiptar të pas Pavarësisë.

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›