E Shtunë, 31 Tetor 2026

Imazhi i Kosovës në botë (Video)

Video:

swfobject.embedSWF('http://www.youtube.com/v/25LISmGoAXI','avreloaded0','300','240','9.0.28','/plugins/content/avreloaded/expressinstall.swf',
false,{wmode:'opaque',bgcolor:'#FFFFFF'},{id:'p_avreloaded0',styleclass:'allvideos'});

Në prag të dyvjetorit të pavarësisë, Kosova
fton të rinjtë nga tërë bota që të bashkohen në festën e kosovarëve, e cila ka
moton Festo me Kosovën - me evropianët e rinj. Ndërkaq, opozita shpreh
pakënaqësi me fushatën e deritashme për ndryshimin e imazhit të Kosovës

Arton
Konushevci

Drejtuesi i planifikimeve në kompaninë Saatchi & Saatchi, Dejvid Kosmin,
fton evropianët e rinjtë dhe, siç shprehet ai, ata që ia duan të mirën Kosovës,
që të festojnë me qytetarët e shtetit më të ri në botë.

Dejvid Kosmin thotë se duke dërguar video-urimet e tyre
të personalizuara në internet, njerëzit do të marrin pjesë në një fushatë
mediale ndërkombëtare për Kosovën. 

Ai deklaron se pjesë e festës së 17 Shkurtit, do të jenë edhe liderët e
shteteve të ndryshme të botës. 

Gjithashtu, dëshirojmë të festojmë edhe me një pjesë shumë të rëndësishme të
audiencës dhe kjo audiencë do të jetë me liderët botërorë, presidentët e
vendeve, kryeministrat dhe udhëheqësit e ndryshëm të vendeve, thotë
Kosmin. 

Kompania sqaron se vizatime të fëmijëve kosovarë, që shënojnë vitin e dytë të
pavarësisë së vendit dhe shpresat e tyre për të ardhmen, do tu dërgohen
udhëheqësve botërorë, në mesin e tyre edhe presidentit amerikan, Barak Obama,
kancelares gjermane, Angela Merkel, mbretëreshës Elizabetë të Britanisë së
Madhe, si dhe liderëve tjerë. 

Por, sa ka arritur kjo kompani që ta ndryshojë imazhin e Kosovës në botë, ashtu
edhe siç pati premtuar në fillim? 

Duhet tju them se fushata që është dhjetë herë më e vogël, apo njëzet herë më
e vogël sesa ajo e shteteve të ngjashme, që përpiqen ta bëjnë këtë, me të
vërtetë ka kryer punë. Gazetarët na thërrasin për intervista çdo kohë dhe me të
vërtetë ka pasur ndikim. 

Kjo fushatë, në të vërtetë, po i ndryshon pikëpamjet e njerëzve për shtetin
tuaj. Shihni reagimet që kemi marrë në lidhje me fushatën Festo me mua, të
postuara në Youtube, nga tërë bota njerëzit po dërgojnë urime të mrekullueshme
për Kosovën dhe kjo përbën ndryshim, thotë Dejvid Kosmin nga kompania
Saatchi & Saatchi.

Nga ana tjetër, përfaqësuesit e partive politike opozitare në Kosovë, fushatën
për ndryshimin e imazhit të Kosovës, nuk e shohin si efikase. 

Ernest Luma, zëdhënës i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, konsideron se
kompania Saatchi & Saatchi, ka dështuar në ndryshimin e imazhit për
vendin. 

Si parti politike, konsiderojmë se më mirë do të kishte qenë një projekt më
serioz, një angazhim edhe më serioz nga ana e Qeverisë së Kosovës.

Nuk është mendim vetëm i AAK-së, por duke i parë edhe reagimet e ndryshme
mediale, ndërkombëtare dhe vendore, edhe të opinionit të brendshëm edhe atij të
jashtëm, vlerësojmë se Saatchi & Saatchi, më shumë ka dështuar, sesa që
ka sjellë ndonjë profit në raport me destinimin, apo me atë që është pritur të
ketë ky projekt, deklaron Luma. 

Me fillimin e fushatës për të ndryshuar imazhin e Kosovës, Luma thotë se
udhëheqësit e Qeverisë së Kosovës kishin paralajmëruar se do të kishte një
numër të konsiderueshëm njohjesh të reja, gjë që, sipas tij, nuk ka ndodhur.

Edhe njohjet e pakta, mossuksesi, në aspektin, në të cilin edhe është
investuar dhe ka qenë destinim i kësaj fushate, janë rezultat i një fushate të
dështuar, thotë Luma. 

Ndryshe, zyrtarët e kompanisë Saatchi & Saatchi bëjnë të ditur se
reklamat televizive do të fillojnë të emetohen edhe në rrjetet televizive arabe
dhe në mediet spanjolle. 

Spanja dhe shumë vende tjera arabe, nuk e kanë njohur ende shtetin e Kosovës.
/rfe/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›