E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkarkohet Peshkopi i Kosovës

Prishtinë, 11 Shkurt NOA - Një nga peshkopët
më të njohur të Kishës Ortodokse serbe, Artemije, do të shkarkohet nga posti.
Kështu njoftojnë gazetat në Beograd, të cilat u referohen të dhënave nga
patriarkana.

Peshkopi, i cili është përgjegjës për Kosovën,
akuzohet për shpërdorim posti, pasurim të paligjshëm dhe dhënie pas luksit të
shfrenuar.

Radio Dojçe Vele raporton se 75-vjeçari do të
detyrohet të japë dorëheqjen, ose do të hiqet kundër dëshirës së tij.

Një komision i lartë peshkopësh është duke
hetuar abuzimet financiare të Artemijes. Peshkopi e ka refuzuar bashkëpunimin
me komisionin dhe është mbyllur në manastirin e Graçanicës.

Një procedurë shfuqizimi për peshkopin
Artemije do të ishte një rast i pashembullt në historinë e re të Kishës
Ortodokse.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›