E Shtunë, 31 Tetor 2026

Takimi mes Obamës dhe Dalai Lamës, gati pas një jave

Uashington, 11 shkurt, NOA Takimi i shumëpritur
dhe që ka ngjallur një debat mjaft të madh në opinionin ndërkombëtar, mes presidentit
amerikan Barak Obama dhe liderit shpirtëror të tibetianëve, Dalai Lama do të
zhvillohet javën e ardhshme, konkretisht më datën 18 shkurt.

Lajmi konfirmohet nga mediat e huaja, të cilat
shtojnë madje se ky takim do të zhvillohet në Shtëpinë e Bardhë, akt i cili
mund ti acarojë më tej marrëdhëniet SHBA-Kinë.

Vetëm para pak ditësh, udhëheqësi i lartë i
Partisë Komuniste të Kinës, Zhu Veiçun, tha se një takim i tillë do të jetë i
paarsyeshëm dhe i padobishëm.

Sipas Veiçunit, ky takim ka për ti dëmtuar
seriozisht themelet politike të marrëdhënieve kinezo-amerikane dhe kjo pasi Pekini
e akuzon Dalai Lamën se kërkon pavarësinë e Tibetit, rajon i pretenduar prej
tij.

n.e/NOA

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›