E Diel, 1 Nëntor 2026

Paditet hekurudha hungareze, kërkohen 1 miliard USD

Çikago, 11 Shkurt NOA - Të mbijetuarit e
Holokaustit lanë vendosur që të padisin për dëmshpërblim hekurudhën hungareze.
Janë 95 vetë të cilët kishin arritur të shpëtonin të gjallë nga Holokausti dhe
ata, së bashku me pasardhësit e tyre sot ngritën padi kundër kompanisë
shtetërore të hekurudhave të Hungarisë.

Padia u ngrit sot në gjykatën e qarkut në Çikago, SHBA, dhe e akuzon kompaninë
hekurudhore për atë se ka ditur që njerëzit dërgohen në kampin e vdekjes dhe që
i ka vjedhur gjatë udhëtimit.Grupi kërkon kompensim prej mbi një miliard dollarë amerikanë për transportin e
më shumë se 400 mijë hebrenjve në kampin e Aushvicit në periudhën mars-tetor
1944.

Rreth një milion njerëz u zhdukën në Aushvic në vitet 1949-1945, shumica e tyre
hebrenj.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›