Pas një muaji gjendet turpi i të mbyturit në lumin Drino

Gjirokastër, 12 shkurt, NOA- Pas gati një muaji policia e Gjirokastrës ka
arritur të gjej trupin e 47 vjeçarit, Thodhori Noni, në ujërat e lumit Drino.
Lajmi bëhet i ditur nga Policia e Qarkut Gjirokastër, ku sqarohet se Nonit nuk
i është gjetur asnjë shenj dhunë në trup. Nisur dhe na fakti se Noni vuante
nga depresioni, policia shton se shtetasi është vetmbytur pasi vuante nga
depresioni.
Policia e Gjirokastrës jep dhe detaje mbi
marrjen e informacioni dhe bërjen e ekspertizës. Sipas saj informimi për
gjetjen e kufomës është bërë nga telefonata e një shtetas i cili po peshkonte
në lumin Drino, se në lumë në hyrje të
qytetit Gjirokastër dyshohet se është një kufomë në ujë.
Shtetasi
Thodhori Noni , nga fshati Terihat, sipas policisë dyshohej si i
vetmbytur që prej datës 16.01.2010, në lumin Drino. Forcat e policisë dhe
familjarët gjatë gjithë kësaj kohe kanë
bërë kërkime në lumin Drino por dhe në fushat përreth për të shuar çdo dyshim se mund mos ishte
mbytur.
Me ndihmën edhe të repartit zjarrëfikës trupi
është nxjerrë nga lumi dhe është transportuar në morgun e Spitalit Rajonal
Gjirokastër ku pas ekspertizës së bërë ka rezultuar se nuk janë konstatuar
shenja dhune në trup , por shtetasi Thodhori Noni është vetmbytur si pasojë e gjendjes
depresive që ai kalonte. Edhe nga familjarët nuk pati asnjë pretendim në
përfundim të veprimeve në morgun e spitalit, thuhet ne komunikatën e policisë
së Gjirokastrës.
xh/NOA