E Diel, 1 Nëntor 2026

Imazhin e vendit nuk mund ta shkatërrojë interesi personal i një politikani

01-09-2011 / Gazeta 55

Ylli Manjani: “Axhenda evropiane e Shqipërisë të triumfojë mbi interesat personale”

Sekretari për Çështjen Zgjedhore në LSI, Ylli Manjani thotë se nga realizimi i kursit të reformave, varet e ardhmja e Shqipërisë në BE. Duke konsideruar si domosdoshmëri edhe të faktorit ndërkombëtar, Manjani thotë se me nisjen e sesionit të ri parlamentar forcat politike duhet të orientohen drejt hartimit të reformës zgjedhore.
“Sigurisht që sesioni i ri parlamentar është një periudhë reformash dhe ligjesh. Reforma zgjedhore është prioriteti kryesor i klasës politike dhe për këtë nevojitet bashkëpunimi politik mes partive politike në Kuvend”, tha Manjani.
Për sa i takon zgjedhjes së presidentit në 2013-ë, Manjani thotë se është ende herët për të konsumuar këtë çështje, por kreu i shtetit duhet të zgjidhet sipas ligjeve në fuqi. Sipas tij, ishte Edi Rama ai që me ndryshimet Kushtetuese të 2008-ës, i dha prioritet kufizimit të kompetencave të Presidentit si dhe zgjedhjen e tij me 71 vota.
“Edi Rama u pendua për 21 prillin 2008, por s’ka marrë përgjegjësitë. Presidentin nuk e zgjedh një parti e vetme, as PS, as PD, as LSI, por e zgjidh konsensusi politik. E rëndësishme është që këtë debat duhet ta dominojmë mbi logjikën e procesit, të mbrojmë interesin demokratik. Dhe kjo, nënkupton bërjen e procesit sipas Kushtetutës, pra me 3/5 e votave, dhe më pas kalohet në shumicën e thjeshtë me 50+1 në raundet e më pasme”, tha sekretari për Çështjet Zgjedhore në PS, Ylli Manjani.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›