E Diel, 1 Nëntor 2026

Fokus/Tirana, në kllapinë e trafikut, pasojë e keqqeverisjes së kryeqytetit

01-09-2011 / Gazeta 55

Menjëherë pas përfundimit të sezonit veror rrugët e kryeqytetit i janë rikthyer trafikut të përhershëm. Krahas kësaj kur na ndajnë vetëm pak ditë nga fillimi i ciklit të ri shkollor duket se metropoli shqiptar do të vuajë sërish vonesat, por edhe mbingarkesën në akset kryesore të kryeqytetit.
Në një prononcim për mediat eksperti rrugor, Artur Sulçe u shpreh se “duke llogaritur që qyteti i Tiranës ka një infrastrukturë rrugore e cila relativisht është 143 km, në një kohë që qyteti në total ka 140 mijë mjete, atëherë kuptohet se çfarë trafiku ka qyteti ku ne jetojmë së bashku”.
Sipas ekspertëve rrugorë për shmangien e kësaj situate Tiranës i nevojitet një sinjalistikë e përkohshme e cila do të lehtësonte lëvizjen, kjo dhe në ditë të mbingarkuara.
“Ky ent i ri që ka ardhur për shkak të zgjedhjeve politike në vendin tonë dhe qytetin e Tiranës ka domosdoshmëri matjen e trafikut për një vit. Në kushtet që jemi tani ne mund të bëjmë andrime teknike, të thjeshta, të vogla, të momentit. Në qytetin e Tiranës duke parë që trafiku në ditë të veçanta bllokohet në një segment rrugor atëherë mund të bëhet një sinjalistikë e përkohshme që të zbutet ky trafik. Dhe sinjalistika e përkohshme është ajo që është më fleksibël dhe i jep një zgjidhje reale trafikut”, theksoi eksperti rrugor Sula. Fazat e punimeve në sheshin “Skënderbej” kanë bërë që prej kohësh trafiku i kryeqytetit të mbingarkohet, ndërsa për këtë ende nuk është gjetur një zgjidhje.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›