E Shtunë, 31 Tetor 2026

Njësitë bashkiake vuajnë indiferentizmin 11 vjeçar të bashkisë së madhe - e domosdoshme rritja e kompetencave

01-09-2011 / Gazeta 55

Flet kreu i minibashkisë nr. 8 në Tiranë, Arben Tafaj


“Bashkia qendrore nuk ka bashkëpunuar me njësinë bashkiake. Evidentimi i punës së njësive bashkiake përcaktimi i detyrave, është hapi për të cilin ne kemi luftuar, por nuk kemi pasur mundësi ta realizojmë”. Kështu është shprehur kryetari i minibashkisë nr. 8 në kryeqytet, Arben Tafaj, i cili gjithashtu ka folur edhe për prioritetet e tij në mandatin  e radhës. Tafaj ka theksuar se ky është momenti, kur krerët e minibashkive në kryeqytet të shfaqin vlerat dhe kapacitetet e tyre dhe në fund të mandatit, të paraqiten me rezultate, me një produkt të vlerësueshëm nga komuniteti. Tafaj u ndal gjithashtu edhe në tre linjat kryesore, që po fokusohet kalimi i përgjegjësive nga bashkia qendrore tek njësitë bashkiake. Ai deklaroi në këtë drejtim se njësitë bashkiake do të marrim kalimin e kompetencave, që deri dje kanë qenë të uzurpuara nga Bashkia e Tiranës. Ai u ndal më konkretisht në ligjin dhe bashkëjetesën në të njëjtën pronë, që deri më sot menaxhohet nga bashkia qendrore. “Është ngulur këmbë nga kryetari i bashkisë që këto kompetenca të rriten. Është diskutuar që ky ligj të menaxhohet nga njësia bashkiake. Çdo problem që lind mes dy familjesh, të zgjidhet nga njësia bashkiake”, u shpreh ai. Po ashtu, Tafaj ka theksuar se në këtë mandat, ai do të angazhohet për decentralizimin dhe infrastrukturën e njësisë bashkiake Nr. 8, duke veçuar si prioritet kryesor trashëgiminë kulturore.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›