Mbikëqyrja elektronike, zvogëlohet kostoja e një të dënuari nga 500 euro në 10 euro

Ministri i Drejtësisë thotë se monitorimi i kësaj kategorie, do të ketë kosto më të ulet se ruajtja me policë
Në mars të vitit 2012 në sistemin e drejtësisë do të implementohet mbikëqyrja elektronike për të dënuarit me dënime alternative. Kjo nismë e rëndësishme për reformën në drejtësi ka nisur me ardhjen e ministrit Eduart Halimi në krye të ministrisë së Drejtësisë. Në një intervistë për ABC NEWS, ministri Halimi ka sqaruar se një nga prioritetet e rëndësishme do të jetë një paketë masash në sistemin e mbikëqyrjes së personave me një vendim penal dhe rritja e sigurisë publike. Ky sistem do të aplikohet së pari në një numër prej 500 të dënuarish. Teknikisht mbikëqyrja elektronike do të funksionojë me një pajisje elektronike e cila do të jetë e lidhur me një sallë operative nga ku do të monitorohet respektimi i urdhrave të gjykatës nga personat e dënuar. Ky model është praktikuar nga shume vende të zhvilluara të botës dhe softi që do të blejë vendi ynë do të jetë nga modelet më të mira në treg. Implementimi i mbikëqyrjes elektronike do të zvogëlojë koston që shteti duhet të paguajë për mbikëqyrjen e një të dënuari nga 500 euro në muaj në 10 euro në muaj. Nga implementimi i mbikëqyrjes elektronike do të përfitojnë gjykatat për sa i takon rritjes së numrit të dënimeve alternative, policia e shtetit dhe shërbimi i provës për arsye se mbikëqyrja elektronike do të lirojë efektivet e dy institucioneve nga detyrimi për mbikëqyrjen e të dënuarve me këto masa si edhe sistemi i burgjeve, i cili nuk do të mbipopullohet. Kostoja e këtij projekti nuk mund të përcaktohet për momentin, sipas ministrisë së Drejtësisë. Por mendohet të jetë shumë më e ulët se shpenzimet që bën qeveria për këtë proces nëpërmjet shërbimit të provës dhe burgjeve. Ministri Halimi thotë se brenda 3 muajve do të përfundojë hartimi i projektligjit i cili do të kalojë në duart e grupeve të interesit për t’u diskutuar e më pas në parlament për miratim.
Në kuadër të reformës në sistemin e drejtësisë ju pak dite me pare folët lidhur me mbikëqyrjen ne elektronike te te dënuarit, çfarë mund te na thoni diçka me shumë?
Mbikëqyrja elektronike është nisma e pare qe Ministria e Drejtësisë ka ndërmarrë dhe prek te gjitha institucionet e vuajtjes se dënimit dhe gjithë numrin e personave me një vendim gjyqësor alternativ. Njerëzit paguajnë para për te përfituar sigurinë e tyre juridike, sigurinë e tyre publike, paguajnë para qe kriminelët dhe persona qe kryejnë vepra penale te qëndrojnë brenda hekurave dhe këto para i paguajnë qeverise nëpërmjet taksave qe ne te ndërtojmë burgje. Ideja e Ministrisë së Drejtësisë është qe një nga çështjet e para qe kemi ndërmarrë është pikërisht mirëmenaxhimi i këtyre parave jo te ndërtojmë burgje pafundësisht edhe për shkak te kostos se larte te ndërtimit te burgjeve por edhe te mbajtjes se te burgosurve brenda, por është dhënë ideja e një reforme e cila do te përfshijë masën alternative, mbikëqyrjen elektronike. Mbikëqyrja elektronike do te përfshijë vendosjen e një byzylyku ose detektori ne trupin e personit dhe do te mbikëqyret nga policia 24 ore dhe nga drejtoria e burgjeve. Kjo është një reforme e rëndësishme e cila do te përfshijë qofte hartimin e një ligji i cili sapo ka filluar dhe me pas ndërtimin e softit dhe implementimin e këtij projekti. Kemi menduar qe te jetë një numër prej 500 te dënuarish ne Tiranë vitin e ardhshëm e me pas për tu shtrire ne rrethet e tjera te vendit. Ajo qe është shume e rëndësishme është garantimi qe duhet tu behet qytetareve për sigurinë e tyre. Personat qe kryejnë vepra penale duhet te qëndrojnë brenda mureve te trasha te burgut dhe sigurisht qytetaret paguajnë edhe qeveria i garanton ata duke ndërtuar burgje te sigurisë se larte nga ana tjetër personat qe nuk kryejnë vepra te renda penale apo janë ne arrest shtëpie duhet qe te mos ruhen nga policia qe taksa paguesit dhe qeveria te mos paguajnë pafundësisht për ruajtjen e tyre por do te jete mbikëqyrja elektronike e këtyre personave një model shume i përhapur kohet e fundit edhe për shkak te efekteve financiare qe dihen ne ekonominë botërore. Ne shportën e personave qe do te aplikojmë ne vitin e ardhshëm do te futen ne radhe te pare te gjithë rastet e arrestit ne shtëpi. Me vendosjen e një sistemi mbikëqyrës elektronik mundësia e një personi ne arrest shtëpie për tu arratisur apo larguar është zero sepse sistemi i tille i aplikuar gjerësisht ne Europë dhe Amerikë garanton 100 për qind identifikimin e shpejte dhe neutralizimin e autorit ndaj dhe mundësia e largimit është zero.
Përveç gjykatave, policisë, burgjeve nga kjo nisme do te përfitojë edhe buxheti i shtetit?
Buxheti i shtetit do te këtë përfitim shume te rëndësishëm pasi ata persona qe aktualisht do te vuajnë dënimin ne burgjet shqiptare dhe për te cilët shteti paguan një kosto jashtëzakonisht shume te madhe afërsisht rreth 500 euro ne muaj për çdo te dënuar kjo kosto do te zbritet ne 10 euro ne muaj për çdo te burgosur qe do te ketë mbikëqyrje elektronike. Do te ketë shkurtime shume te rëndësishme edhe ne buxhetin e Ministrisë Brendshme sepse nuk do te duhet me qe te ruhen me policie edhe ata qe janë ne arreste shtëpia apo kanë dënime te tjera alternative nga ana tjetër do te ketë një te mirë jashtëzakonshme edhe për vete qytetaret sepse do te garantohet siguria e tyre publike. Edhe personat qe janë ne arrest shtëpie dhe tentojnë te largohen e te kryejnë vepra te tjera penale nuk do te munden pasi do te neutralizohen menjëherë nga policia dhe masat ndëshkuese do te jene me te ashpra. Këtu do te përfitojnë personat e qe do te kenë urdhra mbrojte, vete familjaret e te burgosurve te cilëve do tu shkurtohen shpenzimet e vajtjes-ardhjes për te pare te afërmit e tyre apo edhe procedurat e gjata dhe burokratike shpesh here te përfolura ne media do te shmangen pasi Ministria e Drejtësisë do te aplikoje me shume lejet shpërblyese ne sistemin e burgjeve shqiptare. Do te jete një sistem kompleks nga i cili ka përfitime maksimale, një reforme shume e rëndësishme e Ministria e Drejtësisë i cili do te shtrihet me faza, brenda 3 muajve ne do te përfundojmë hartimin e ligjit, ligji përfundon brenda këtij muaji nga ekspertet dhe me pas do te kaloje ne duart e grupeve te interesit për tu diskutuar (avokatët gjyqtarët, prokurë etj.,) besojmë se ne fillim te viti te ardhshëm nga muaji mars do te fillojmë procedurat për blerjen e softit me një kosto qe besojmë do te përballohet nga shteti. Ne ekipin e Ministrisë së Drejtësisë kam ekspert edhe te huaj te cilët kane dhënë ndihme dhe vazhdojnë te japin asistence, janë dhe ekspertet e shërbimit te provës qe japin kontributin e tyre. Sistemi do te jete një nga modelet me te mira ne treg dhe do te importohet nga jashtë kështu qe mendoj se do te arrihet me sukses implementimi i mbikëqyrjes elektronike.
Ky është vetëm hapi i pare ne reformën në sistemin e drejtësisë?
Ky është vetëm hapi i pare. Ka qenë çështje e pare për te cilën kam vene firme për ngritje e grupit te punës ndërsa hallkat e tjera do te dëgjohen shume shpejt.