E Shtunë, 31 Tetor 2026

Erjon Bogdani shijon “Hollivudin” në Milano

 

Erjon Bogdani është duke e shijuar plotësisht jetën e tij në Itali. Sulmuesi shqiptar i Kievos, i njohur për sharmin e tij, ka kaluar mbrëmjen e së dielës në një prej diskotekave më të njohura të Milanos, “Hollivud”, në shoqërinë e disa prej personazheve më të njohur të futbollit dhe modës në vendin fqinjë. Sipas asaj që raport, Mediagol.it, në diskotekë ishin edhe sulmuesi i Kaljarit, Alesandro Matri, ish-sulmuesi i Interit, Bobo Vieri, fotomodelja Aida Jespica, drejtuesja Elenoire Kazalenjo, velina e emisionit “Striscia la notizia”, Federika, dhe ish-konkurrentë të “Grande Fratello”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›