Migjen Basha: Pres një ftesë nga Shqipëria
U largua nga Rimini te Frosinone vetëm gjatë merkatos së kësaj vere por është sërish në qendër të vëmendjes. Këtë herë janë dy skuadra elitare si Milan e Napoli që interesohen për të. Por për Migjen Bashën më e rëndësishme është një ftesë nga Kombëtarja shqiptare. “Po afrohet janari po është shumë e vështirë të largohem nga Frosinone sepse trajneri me trajton si djalin e tij. Për momentin nuk kam ekipe të preferuara, mjafton të arrij në Serinë A. Tani ekipin do e zgjedhë në funksion të kondicionit që ofron ose nga përshtypja e ekipit. Por ajo që unë pres tani është një grumbullim nga Kombëtarja shqiptare”, ka pohuar Basha.