E Shtunë, 31 Tetor 2026

Imeraj: PS paralajmëron braktisjen e KQZ

Debati mes PS-së dhe KQZ-së sa vjen dhe tensionohet më shumë. Nëpërmjet zëdhënëses së PS-së, Armela Imeraj, selia rozë paralajmëroi me braktisje të KQZ-së nëse kryetari Ristani përsërit sjellje dhe gjuhë të pahijshme në sallën e mbledhjeve. "Të gjithë ata që kanë ndjekur sot KQZ kanë mundur të shohin dhe dëgjojnë sjelljen dhe gjuhën rrugaçërore të kryetarit të KQZ Arben Ristani në adresë të PS-së", u shpreh Imeraj. Më tej ajo theksoi se "ky zotëri i dënuar dikur me burg për marrje ryshfeti dhe sot i kthyer në gardian të burgut ku Sali Berisha kërkon të kyçë të vërtetën e 28 qershorit, është fytyra e këtyre zgjedhjeve të damkosura me turpin e mungesës së plotë të standardeve".


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›