Vret veten me kallashnikov 27-vjeçari
Vetëvritet me kallashnikov një 27-vjeçar nga një fshat i Rrethit të Fierit. Ngjarja ka ndodhur pasditen e së premtes, në fshatin Patosfshat, rreth 14 kilometra larg qytetit të Fierit.
Julian Çobaj është gjetur dje rreth orës 19:00, në afërsi të fshatit ku banonte, rreth tri orë pasi kishte kryer vetëvrasjen. Burimet nga vendi i ngjarjes tregojnë se arma e zjarrit ka qenë pothuaj mbi trupin e tij dhe që në fillim policia ka dyshuar se bëhet fjalë për vetëvrasje. Policia deklaron se më parë 27-vjeçari kurohej nga mjekët për probleme mendore, ndërsa kishte mbi tre vjet që nuk kishte marrë asnjë mjekim. Megjithatë policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.