KQZ shqyrton sot Beratin
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet të shqyrtojë sot vlefshmërinë e 3 mijë fletëve të votimit në Qarkun e Beratit, që sipas ankimimit të socialistëve, janë shpallur në mënyrë të padrejtë të pavlefshme. Qarku i Beratit është zona e ardhshme ku është fokusuar vëmendja e politikës. Tri parti, ajo Socialiste, Republikane dhe G99 kanë depozituar njëra pas tjetrës pranë KQZ-së kërkesa ankimore për Qarkun e Beratit. Kjo do të thotë se këto parti bëjnë llogari se në rast rinumërimi të votave, ato mund të fitojnë ndoshta një deputet.