E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kanosi me jetë bashkëfshatarin, arrestohet 40-vjeçari

Blutë e Lushnjës kanë vënë në pranga një shtetas të shpallur në kërkim për veprën penale të "kanosjes". Nga burimet zyrtare policore mësohet se paraditen e së premtes është bërë kapja dhe ndalimi i 40-vjeçarit Besim Alla, lindur dhe banues në fshatin Bregas të Rrethit të Lushnjës. Për këtë shtetas, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lushnjë ka vendosur dënimin me tre muaj burg për veprën penale të "kanosjes". Nga burimet zyrtare policore mësohet se 40-vjeçari gjatë një sherri banal, të ndodhur disa muaj më parë, ka kërcënuar me jetë një bashkëfshatarin e tij. Mësohet se Alla ka qenë i pajisur me armë zjarri, por gjatë kontrollit policor nuk i është gjetur një provë e tillë. Aktualisht ai pritet të vuajë dënimin e dhënë nga Gjykata e Lushnjës me 3 muaj burg.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›