Ishte dënuar për falsifikim dokumentesh, arrestohet i riu
Kthehet për pushime në vendlindje, prangoset për falsifikim të dokumenteve dhe vulave. Burimet zyrtare të Drejtorisë së Policisë së Beratit bënë të ditur se është prangosur 28-vjeçari Artan Dropulli, lindur dhe banues në lagjen "Barrikada" të qytetit të Beratit. Të njëjtat burime sqaruan se arrestimi u bë nga forca të sektorit kundër krimit ekonomik e financiar, në zbatim të një urdhri të lëshuar nga prokuroria e rrethit në shkurt të këtij viti. Sipas policisë, Artan Dropulli është dënuar në mungesë me vendim të formës së prerë të Gjykatës së Faktit në Beratit, me 6 muaj heqje lirie dhe 400 mijë lekë gjobë, për veprat penale të "falsifikimit të dokumenteve‘ dhe "falsifikimit të vulave, stampave dhe formularëve", të parashikuara nga nenet 186/1 e 190/1 të Kodit Penal.