E Shtunë, 31 Tetor 2026

Imponimi, si model i gabuar

AGIM BAÇI

Pavarësisht zhvillimit apo jo të paradës së 17 majit, duket se çështja e homoseksualëve ia ka arritur qëllimit, duke u futur si pjesë diskutimi në një pjesë të mirë të familjeve shqiptare. Ndoshta në rastin më të mirë mund të shërbejë si një model ku duhet parë nevoja e bashkëbisedimit prindër-fëmijë lidhur me atë çka duket e nevojshme për të mos u fshehur dhe për të ditur se çfarë nuk është e mirë për tu bërë. Por, gjithsesi, edhe pse kemi ndjesitë tona lidhur me situatën e tyre jo të mirë përballë pjesës tjetër që nuk e ka sjelljen e tyre, duket se duhet ti kthejmë përgjigje një shqetësimi në përhapje: a duhet të ndodhet shoqëria përballë këtij imponimi që po kërkon prej disa kohësh minoriteti i homoseksualëve? Debati, i parë në mediat televizive apo të shkruara, është fokusuar në faktin nëse duhet apo jo të dalin hapur, por kjo duket se thotë pak ose aspak, tek ajo që mund të arrijmë pas disa kohësh. Bazuar në historitë e vendeve të tjera, fillime të tilla demonstrimesh kanë destinacion marrjen e së drejtës për martesë brenda gjinisë, e më pas edhe për birësime, duke sjellë ndoshta një nga tronditjet dhe faktet më antihumane, të mohimit të fjalës mama dhe baba dhe përkthimin e tyre në prind 1 dhe prind 2, siç ka ndodhur në Spanjë apo gjetkë. Por, në të njëjtën kohë, duket se anashkalohen problemet që kanë sjellë në shoqëri përhapje të tilla, duke përfshirë këtu faktet e vetëvrasjeve mes radhëve të homoseksualëve, sëmundjeve dhe krimeve ndaj të miturve. Të gjitha këto të fundit më pas përkthehen në një kosto për shoqërinë. Dhe për aq kohë sa mund të përkthehen për kosto për shoqërinë, pra që mund të kërkojnë përballje nga taksat tona, atëherë vlen që vërtet të shqetësohemi për një përhapje të tillë. Pra, shoqëria mundet që tani të preokupohet për ti ndihmuar të dalin nga ajo sjellje, qoftë edhe duke marrë parasysh argumentin që atyre u pëlqen, që është të lindurit si të tillë, për ti bërë pjesë të shoqërisë, që shikon si të shëndetshme marrëdhënien burrë-grua dhe ku trashëgimia shihet si pjesa më e shëndetshme jo vetëm moralisht, por edhe fizikisht, po të kemi parasysh këtu sëmundjet vdekjeprurëse që sjell kjo lloj marrëdhënieje. (Këtu duhet të vijnë në ndihmë statistikat lidhur më të sëmurët me SIDA, kancerit të zorrës së trashë e dhjetëra patologjive të tjera, duke iu referuar shkakut të tyre, që sipas disa të dhënave, vijnë pikërisht nga marrëdhëniet homoseksuale, ndërkohë që kurimi i tyre është kosto e buxhetit të të gjithë shoqërisë, dhe jo vetëm e këtij komuniteti). Në të njëjtën kohë, nisur edhe nga disa dëshmi të anëtarëve të këtij komuniteti, rezulton se një pjesë e tyre kanë dalluar prirjen e tillë që në moshën 13 vjeç. Në fakt duket disi paradoksale, pasi në atë moshë njeriu habitet për gjërat e veta, por e ka të vështirë të dijë se për çfarë është i lindur. Ajo që duhet pranuar është fakti se ajo moshë është kureshtare për çdo gjë, ku mund të përfshihet edhe seksi brenda llojit. Por ky ves nuk është si cigarja, që mund të lihet pa pasoja, sepse nëse ndodh, ajo lë pasoja të pakthyeshme te personi, i cili më vonë e ka të vështirë ti ndahet asaj që i ka ndodhur. Ky fakt shton nevojën që të tilla shfaqje të shmangen pikërisht për të mos inkurajuar asnjë të pafajshëm apo person të dobët nga ana psikologjike. Nëse debatin e bëjmë me të tilla fakte, atëherë demonstrimi apo mosdemonstrimi do të jetë në shina më të vërteta. Ne nuk mund të fshihemi në këtë rast thjesht në fjalinë e drejta e njeriut, pasi kështu mund të abuzojmë pa fund me dëshira ekstreme. Mund të ketë persona që mund të gjejnë argumente që duan të qëndrojnë lakuriq poshtë pallatit, që duan të demonstrojnë kënaqësinë e tyre ndaj kokainës apo hashashit, që të hedhin komshiun nga ballkoni, apo tjetër gjë, megjithatë, kjo nuk do të thotë se meqenëse ecin me këtë logjikë, të kenë edhe të drejtë. Edhe në vende më demokratike se Shqipëria, pjesa më e madhe e shoqërisë shtron përgjegjësinë e integrimit të kësaj shtrese, dhe jo e trumbetimit për të drejta, pasi në intimitetin e tyre vetjak nuk besoj se i ka kontrolluar ndokush e as i ka ndaluar ndokush. Pra, ne duhet të shqetësohemi jo thjesht për këmbënguljen e tyre jo të moralshme për të ti imponuar pjesës tjetër të shoqërisë sjelljet e tyre, por edhe për pasojat që mund ti kushtojë xhepit të gjithkujt kurimi i pasojave të përhapjes së tyre.

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›