E Shtunë, 31 Tetor 2026

Për të qarë e për të qeshur

FATOS LUBONJA

Kam ndjekur me vëmendje reagimet pas lajmit për zhvillimin e paradës gay në Tiranë, jo vetëm nëpërmjet çfarë është thënë e shkruar nëpër media, por edhe nëpërmjet një sërë komunikimesh të tjera, siç janë p.sh. e-mail-et që tashmë na hyjnë nëpër postat tona elektronike si vizitorë të dëshiruar e të padëshiruar, apo komentet e shumta nëpër blogjet tona të mbushur me anonimë, që dikush i ka krahasuar me nevojtoret publike ku njerëzit shkruajnë ndonjë broçkull nëpër muret ndërkohë që dhjesin, e pastaj ikin pa e lënë identitetin e tyre. Komenti i parë që të vjen të bësh është se, në një maxhorancë të frikshme, reagimet flasin për një izolim të thellë kulturor të shoqërisë shqiptare nga bota ku paradoksalisht pretendojmë se duam të bëjmë pjesë. Që ne jemi një shoqëri homofobike, kjo dihet. Që homofobia, po ashtu, nuk është problem vetëm shqiptar, por e gjen edhe në botën e ashtuquajtur demokratike, edhe kjo dihet. Por, megjithatë, mënyrat e reagimit ndaj homoseksualizmit te ne, sa herë bëhet publike ndonjë çështje që ka të bëjë me të, i kalojnë përmasat e një reagimi homofobik, le ta quajmë të kuptueshëm për një shoqëri të mbrujtur gjatë me një kulturë konservatore, patriarkale, maçoiste, misogjene, bigotike, homofobike, raciste, totalitare karakteristika këto që i konsideroj si hallka të zinxhirit të ADN-së së kulturës që kemi trashëguar. Jo, reagimet tona na nxjerrin çuditërisht në një dimension grotesk, siç ishte ai i para disa kohëve në Lezhë ndaj një bashkëqytetari që guxoi të deklarojë në televizion që është homoseksual dhe për këtë u organizuan demonstrata me parullat: Ne jemi një qytet i ndershëm; Jashtë nga qyteti ynë homoseksuali!, e madje u deklarua se ai nuk ishte lezhjan i vërtetë, por e kishte origjinën nga një tjetër qytet. Janë reagime për të qeshur e qarë njëherësh. Për të qeshur sepse i shkojnë shumë asaj thënies së famshme historia përsëritet një herë në formë tragjedie dhe së dyti në formë farse pasi, duam sduam, këto reagime ngjasojmë me një përsëritje, në krejt tjetër kontekst, të një tjetër kohe e tjetër bote. Por pastaj, duke parë se reagime të tilla, në fakt, e bëjnë të vështirë jetën normale në shoqërinë tonë, sepse tregojnë se ajo ka probleme të rënda me të drejtat dhe liritë e njeriut, me pranimin e diversitetit në përgjithësi, pra edhe me humanizmin dhe demokracinë, të vjen edhe për të qarë për realitetin ku rriten fëmijët tanë. Bëri ferk në këtë drejtim deklarata e zv.ministrit të Mbrojtjes dhe kryetarit të Partisë Lëvizja e Legalitetit, Ekrem Spahia. Do ti marrim me hu, tha, duke bërë edhe shpjegimin se huri ishte shkopi i gomës që, me sa di unë, është një instrument dhune që e ka në përdorim vetëm shteti, i cili, po me sa di unë, ka edhe ekskluzivitetin e dhunës. Është një deklaratë që në çdo vend tjetër, jo vetëm demokratik, nuk guxojnë ta bëjnë as grupet fashiste, që janë në gjysmë ilegalitet, kurse fakti që në Shqipëri e bën një zv.ministër dhe kryetar partie, është skandal për të qarë, por edhe skandal për të qeshur. Për të qarë, e para, nga pikëpamja humane, sepse vetëm një sadisti mund ti shkojë ndër mend se mund të marrë shkopin e të rrahë njerëz që si kanë bërë asgjë, por pastaj, kur mendon se një njeri i tillë, që nuk di as kuptimin e emrit të partisë që drejton, – sepse Lëvizja e Legalitetit nënkupton respektin për të ligjshmen – në poste deri të zv.ministrit dhe kryetarit të partisë, është shenjë e një injorance të frikshme në elitën tonë politike. Është për të qeshur se ne e dimë se kjo është si deklarata e një fëmije që thotë gjëra të tmerrshme pa e ditur se janë të tmerrshme, madje duke menduar se po fiton simpati, dhe se janë të rriturit ata që do tia mësojnë se e ka gabim. Dhe vërtet erdhi menjëherë qortimi i të rriturit Sali Berisha, njeriu që, paradoksalisht, akuzohet si autoritar e diktator. Deklarata e tij se orientimi i ndryshëm seksual është i lashtë sa vetë lashtësia, e se asnjë parti nuk ka dajakun në platformë, duhet përshëndetur si diçka pozitive, ndonëse mendoj se me këtë rast duhet kujtuar që edhe ai se ka për gjë të përdorë edhe vetë hallka nga e njëjta ADN kulturore që përdor Spahiu, veçanërisht ato të sharjes së tjetrit me familje dhe se me këto ai ka ndikuar jo pak që shoqëria shqiptare të mbesë e izoluar ndaj shumë vlerave që kanë të bëjnë me emancipimin e shoqërisë shqiptare. Nuk do shumë mend për të kuptuar se i rrituri Berisha e dënoi Spahiun më shumë për konsum ndërkombëtar, pasi një deklaratë e tillë e një zv.ministri e nxjerr Shqipërinë në një botë krejt tjetër nga ajo që ai pretendon se po e çon dhe i heq edhe ujin e pakët të legalitetit që i ka mbetur qeverisë për të notuar. Nga vijnë këta njerëz??? Po filloj vërtet të besoj se paskan zbritur në tokë alienë të ardhur nga një tjetër planet, ishte reagimi i një amerikani në një nga faqet e web-eve, si reagim ndaj lajmit të deklaratës së Spahiut. Ajo që të bën përshtypje është edhe fakti se pakkush veç Berishës guxoi të dalë kundër deklaratës së Spahiut e në mbrojtje të paradës. Duhet thënë shumë mirë që reagoi Avokati i Popullit, por edhe ky të lë të mendosh sikur e ka bërë për detyrë ndërkombëtare e sa kohë e dimë se shumë gjëra thuhen sa për sy e faqe, nuk ngjisin. Thellë-thellë shumëkush ka frikë se mesazhi kërcënues i Spahiut ishte efikas. Kur skam pula pse të bëj ysh? – duket sikur thonë disa tu dal në mbrojtje homoseksualëve që, edhe po shëngra ndonjë shkop gome kurrizit, të ha ndonjë të turpëruar publike. Dhe prapë kjo është jo vetëm për të qarë, por edhe për të qeshur, sepse mjaft të ndërrosh pak kontekstin e sistemit të vlerave dhe i turpëruari, që sdo të dinte se ku të futej, do të ishte Spahiu me partizanët e tij. Të tilla ndjenja antigey tregojnë se personi ka probleme me seksualitetin e tij. Kjo është thjesht një klithmë që vjen nga thellat më të errëta të botës së fshehtë të një përfaqësuesi të shtresës së ulët të shoqërisë shqiptare, shkruante një tjetër amerikan në faqen që përmenda. A nuk na bëjnë për të qeshur edhe këto? Doni edhe më? Një tjetër shkruante: Kjo më kujton një citim nga një libër i vjetër me shënime udhëtimi mbi Shqipërinë [] ku thuhej: Udhëtarë, bëni kujdes, mos u hidhni shikime vajzave të tyre të hijshme sepse vëllezërit e tyre e kanë durimin të shkurtër, kurse baballarët i kanë thikat të gjata dhe të mprehta. Hahaha! Të paktën tani në këtë drejtim diçka kemi ndryshuar, besoj. Nuk po i shkruaj të gjitha komentet që lexova (më dolën duke kërkuar në google Ekram Spahiu, sepse nuk dija emrin e saktë të partisë së tij), por, për të ruajtur nderin e Ministrisë së Mbrojtjes, po i them Imamit që, meqë ska bythë të deklarojë se spunon me njerëz si Spahiu, të paktën të mos e dërgojë në Amerikë me ndonjë delegacion. Sepse njëri nga ata komentuesit gay ishte me siguri kishte lënë një koment ku thoshte: U sugjeroj gejve shqiptarë ti futen këtij bigoti me hu se nganjëherë duhet ta tregosh se të jesh gay nuk do të thotë se je pasiv apo viktimë. Sigurisht, këtu te ne kjo smund të ndodhë, se ne jemi shoqëri e shëndoshë e nuk i lëmë gejtë të marrin hurin e të na rrahin, por ka rrezik që në SHBA të ndodhë dhe do ta hajë integrimi i Shqipërisë në BE, sepse deri tani vetëm pak e dinë deklaratën e Spahiut, por po u rrah një zv.ministër shqiptar në Amerikë për këtë punë, do ta marrë ferra uratën. Të më falë lexuesi se më rrëmbeu humori duke fantazuar Ekram Spahiun, që në 98-n pushtoi TVSH mbi tanke dhe sot drejton Ministrinë e Mbrojtjes, pra një hero i vërtetë, duke u rrahur në SHBA nga gejtë. Por kjo histori është vërtet për të qarë e për të qeshur. Siç ishte për të qarë e për të qeshur edhe heshtja e opozitës sonë socialiste, që, duke qenë e majtë, do të duhej të ishte në krah të lirive dhe të drejtave të homoseksualëve siç ndodh në të gjitha vendet demokratike ku ka një dallim midis

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›