Dietat, gjithnjë pas konsultimit me mjekun
Sipas ‘Anses’, humbja e kileve pa një rekomandim mjekësor ka rreziqe klinike, biologjike dhe psikologjike.
Pas studimit të 15 dietave të ndryshme, ‘Anses’ ka arritur në përfundimin se shpesh dietat mund të të bëjnë të humbash ekuilibrin. Më shumë se 50 për qind e grave duan të dobësohen, sipas një ankete të Institutit Kombëtar kundër kancerit. Praktika e një regjimi ushqyes të zvogëluar, për të humbur kile, tashmë është shumë e përhapur. Të mirat e këtyre regjimeve, të praktikuara në mënyra të ashpra, nuk janë shumë të dukshme. Por a ka rreziqe? Sipas Agjencisë së Sigurisë Shëndetësore ‘Anses’, dëshira për të humbur kile “pa marrë këshilla nga mjeku, sjell rreziqe klinike, biologjike, në sjellje dhe psikologjike”.
Regjimet ushqimore mund të jenë të ndryshme, pa sheqer, pa yndyrna apo pa asnjërën nga këto të dyja. Ose një tjetër është i pasur me proteina, apo duke i mënjanuar ato.
Agjencia ka bërë të mundur kontrollin e 15 regjimeve ushqyese dhe ka vënë re se përmbajtja në proteina është më e lartë se sa ajo e këshilluara, zakonisht në 80 për qind të këtyre regjimeve ushqyese. Nevoja për kalcium nuk është plotësisht e mbuluar në 23 për qind të tyre. Për më shumë se 50 për qind të tyre, sodiumi është më i ulët se ai i rekomanduar nga OBSH. Dhe në fund, disa prej tyre nuk kanë ushqim në fibra të mjaftueshme. Për ekspertët e agjencisë këto rreziqe nuk janë për t’u neglizhuar, kur këto regjime kanë një praktikë ushqyese të çekuilibruar dhe nuk kanë shumë mundësi zgjedhjeje.
E nevojshme aktiviteti fizik
Rreziqet mund të thuhet se janë të përmbledhura: humbje muskulore dhe kockore, insuficencë renale, sigurisht në regjimin e proteinave. Por duhet të shtohet gjithashtu dhe problemi në metabolizëm. Sipas specialistëve, një gjë e tillë të çon në “mbajtje të ekonomisë” të organizimit, që ul shpenzimet e tij dhe prodhon yndyrna kur ka marrje të kileve të humbura. Shqetësimet mund të jenë edhe psikologjike. “Depresioni dhe humbja e vlerësimit për veten, janë pasoja të zakonshme të dështimit të vazhdueshëm të regjimeve për t’u dobësuar”, thuhet në raport. Prandaj këshillohet nga njëra anë mendimi i mjekëve specialistë dhe nga ana tjetër një aktivitet fizik të rregullt.