E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuvend, maxhoranca miraton ndryshimet në qeveri

TIRANË- Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar sot me votat e maxhorancës dekretet e presidentit Bamir Topi për ndryshimet në qeverinë Berisha.

Në seancën e sotme, opozita ka votuar kundër dekreteve, ndërkohë që shumica në kuvend ka miratuar dekretet për ndryshimet më të fundit në kabinetin qeveritar.

Ndryshimet në kabinet u propozuan nga kreu i LSI-së, Meta i cili bëri zëvendësime në ministritë që drejtonte forca e tij politike. Kështu, sipas ndryshimeve Edmond Haxhinasto bëhet ministër i Ekonomisë, Edmond Panariti do të kryesojë Ministrinë e Jashtme dhe Vangjel Tavo do të jetë kreu i ri i Shëndetësisë.

Në vend të presidentit të zgjedhur, Bujar Nishani, në drejtimin e ministrisë së Brendshme do të jetë Flamur Noka.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›