Përleshje në Merdarë, 32 policë të plagosur
Ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Bajram Rexhepi ka konfirmuar se disa pjesëtarë të Policisë së Kosovës janë lënduar, përderisa po pengonin kalimin në Kosovë të një grupi serbësh në Merdare.
Gjatë një informate të prezantuar para Kuvendit të Kosovës, Rexhepi tha se janë gjithsej 32 policë të lënduar. Por, sipas tij, të gjithë kanë lëndime të lehta dhe nuk bëhet fjalë për lëndime të rënda trupore.
Lidhur me këto informacione, Ministri i Shëndetësisë Ferid Agani tha se në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, janë trajtuar vetëm 9 prej tyre.
Fillimisht burime të Kosovapress-it kanë njoftuar se turma ekstremiste të serbëve ka plagosur 24 policë të Republikës së Kosovës, deri sa kanë tentuar që në mënyrë të dhunshme të hynë në territorin e Republikës së Kosovës. Këto burime bëjnë të ditur se të plagosurit janë nga armë zjarri dhe mjete të forta.
Mediet serbe njoftojnë se sot në mëngjes në vendkalimin e Merdarit ka ndodhur një incident ndërmjet forcave të policisë së Kosovës dhe serbëve që deshën të hyjnë me dhunë në Kosovë për ditën e Vidovdanit. Gjatë ndërhyrjes janë palgosur 13 serbë të cilët janë dërguar në shtëpinë e shëndeti në Kurshumli, thanë këto medie.
Rexhepi: Disa pjesetare te policise, te plagosur
Lajmin për plagosjen e policëve e ka konfirmuar edhe ministri i brendshëm i Kosovës Bajram Rexhepi Disa pjesëtarë të Policisë së Kosovës janë lënduar përderisa po depërtonin nga Kosova për në Serbi një grup serbësh te pika kufitare në Merdar, ka konfirmuar ministri i Punëve të Brendshme Bajram Rexhepi.
Ai për REL tha se bëhet fjalë për lëndime të shkaktuara me gurë, që ky grup serbësh kishte hedhur në drejtim të Policisë së Kosovës.
Rexhepi tha se kishte edhe të shtëna armësh, por nuk janë shënuar plagosje të pjesëtarëve të policisë nga këto të shtëna.
E kemi kthyer një grup të njohur si Delije (simpatizantë futbolli të Cervena Zvezdes), që njihen si nacionaliste dhe me atë rast janë lënduar disa policë, kryesisht bëhet fjalë për lëndime me gurë, i ka thënë Radios Evropa e Lirë, ministri Rexhepi.
Janë dëgjuar edhe të shtëna me armë zjarri, por ato kanë qenë në anën e Serbisë”, theksoi ai.
Vidovdani, serbët provokojnë policinë në Mitrovicë
Policia e Kosovë për rajonin e Mitrovicës njofton se dhjetëra serbë kanë prishur rendin e qetësinë në orët e para të mëngjesit të sotëm.
“Rreth orës 05:00 një grup prej afer 70 vetash, i paparalajmëruar i qytetarëve të nacionalitetit serb, pjesëmarrës te marshit të Vidovdanit janë mbledhur ne afërsi të urës kryesore. Tre prej tyre kane kaluar pengesat me gurë në urën kryesore dhe kanë filluar të ofendojnë policet në detyrë, thuhet në njoftimin e policisë.
“Policia me qellim të qetësimit të situatës ka përdorur sprajin dhe ka larguar këta qytetarë në pjesën veriore të urës dhe nën përcjellje të policisë me dy autobusë, të njëjtit janë përcjelle në piken kufitare ne Merdare, përmes së cilës pikë janë larguar nga territori i Kosovës, njofton policia.
Me urdhër te prokurorit është hapur rasti Prishje e rendit dhe qetësisë publike, thuhet në njoftim.