Kuvendi miraton ndryshimet në qeveri

Kuvendi i Shqipërisë ka votuar sot ndryshimet më të fundit në kabinetin qeveritar. Kështu kuvendi ka miratuar me 72 vota pro emërimin e Flamur Nokës në postin e ministrit të Brendshëm, të cilin deri dy javë më parë e mbante Bujar Nishani.
Gjithashtu Kuvendi ka votuar me 71 vota pro edhe për tre ministrat e propozuara nga LSI-ja, ku Edmond Haxhinasto është emëruar ministër i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Edmond Panariti, ministër i jashtëm dhe Vangjel Tavo, ministër i shëndetësisë.
Ndërkohë në postin e nënkryetarit të Parlamentit është rikthyer Nasip Naço i cili më herët mbante postin e ministrit të Ekonomisë, Tregëtisë dhe Energjitikës.
Ndryshimet në qeverinë e kryeministrit, Sali Berisha, vijnë pas dorëheqjes së Bujar Nishanit nga posti i ministrit të brendshëm dhe zgjedhjes së tij për president.