Importimi i mbeturinave dhe mafia
Eumlshte paradoks qe nje zevendesminister i Mjedisit e mbron VKM-ne per importimin e mbetjeve si domosdoshmeri per biznesin vendas dhe jo si nje politike mjedisore si i takon kesaj ministrie nderkohe qe zevendesministri i Ekonomise nuk ka dale te qartesoje se kush fiton dhe kush del me humbje ne kete tregti globale te mbetjeve.
Paradoksal eshte dhe argumenti tjeter se kjo VKM rregullon import-eksportin e mbeturinave ne vendin tone.
Por po te shohim te dhenat e Drejtorise se Pergjithshme te Doganave mbi bilancin e tregut te produkteve ushqimore ne vendin tone keto tre vitet e fundit rezulton se
Shqiperia vazhdon te jete nje vend neto importues agrar qe deshmon per veshtiresi ne rritjen e konkurrueshmerise se sektorit bujqesor e ushqimor vendas.
bull Shkalla e mbulimit eksportndashimport per vitin 2009 ishte 142 nderkohe qe per prodhimet ushqimore vazhdon te jete 110.
bull Edhe ne volumin ne peshe te mallrave agrare importohen afersisht 930 mije tone ushqime dhe eksportohen rreth 40 mije tone. 23 here me shume importe
bull Edhe viti 2010 vazhdon me tregues te perkeqesuar te tregtise se jashtme per sa i perket prodhimeve ushqimore. Eksportet ne vlere jane 7 here me pak se importet ushqimore. Burimi i te dhenave Drejtoria e Pergjithshme e Doganave
Kur ky deformim i tregut importndasheksport ndodh me produkte qe jane tradicionalisht kryesore ne prodhimin tone produktet bujqesore cfare duhet te themi per tregun e mbeturinave ku ne menaxhimin dhe perpunimin e tyre jemi me te prapambeturit dhe me te fundit ne Europe.
Ne vendin tone mbetjet nuk ndahen ne produkte te riperdorshme leter plastike qelq etj. deri tani vetem dy qytete kane landfille gropa grumbullimi te kontrolluara por qe ne fakt jane jo plotesisht te pakontrolluara dhe nuk ka asnje studim per landfille te tjere nderkohe qe pjesa me e madhe e buxhetit shkon per rruge.
Dihet se cdo shtet mundohet ti nxjerre jashte shtepise plehrat e veta.
Shume shtete te fuqishme madje subvencionojne ne kete drejtim bile jo rralle e mbyllin nje sy para ligjeve nderkombetare kur eshte fjala per heqjen e mbetjeve problematike te vendit te tyre.
Kjo do te thote qe kjo lenda e pare e thene me troc mbeturinat mund te na vijne nga fqinjet me kosto me te lire se sa mbeturinat e shtepise sone.
Gjithe shoqatat e mjedisit i kane mbeshtetur dhe promovuar fabrikat tona te riciklimit te plastikes dhe letres. Ato u bene nje shprese ne lehtesimin e problemit te plehrave tona duke ricikluar plastiket qe mbushnin lumenjte perrenjte dhe bregdetin tone.
Por ja qe tani del se ato nga halli do te kthehen te punojne per plehrat e vendeve te huaja meqe keto shtete bejne nje politike me te mire menaxhuese per mbeturinat e tyre i kane me te mira me teprice dhe i eksportojne. Ndersa qeverite tona per 20 vjet nuk e kane vleresuar fare kete problem te madh por dhe kete pasuri te madhe si lende e pare.
Keshtu nga kjo tregti mjedisi i ketyre vendeve behet me i paster dhe me i shendetshem dhe mjedisi yne keq e me keq. A eshte vertet kjo nje politike e mire mjedisore per vendin tone me te cilen duhet te krenohet qeveria jone se po i perafrohet Europes
Po te hedhesh nje sy neper internet gjen plot raste te deformimit te tregtise se mbetjeve dhe te korrupsionit ne kete tregti dhe nga shtetet me ligje dhe institucione shume te forta. Ja disa prej tyre
22 tone mbeturina plastike te refuzuara derguar ilegalisht nga porti verior gjerman i Hamburgut ne Brazil jane kthyer mbrapsht ne Gjermani.
Zyrtaret braziliane e kapen kete mall pasi arriti ne Portin jugor te Rio Grande. Dergesa eshte dokumentuar si plastike nga Republika Ceke qe do te riciklohej dhe te shitej ne Ameriken e Jugut.
Ne vend te saj zyrtaret braziliane kane gjetur mbeturina shtepiake pelena te perdorura mbetje te produkteve te pastrimit dhe cdo lloj mbeturine te ndaluar te ndotur deklaroi Instituti i Mjedisit dhe i Burimeve Natyrore te rinovueshme te Brazilit IBAMA. Ne vitin 2009 autoritetet braziliane zbuluan mbeturina te paligjshme te ardhura nga Britania pas ketij rasti Brazili ishte etiketuar nga media si vendi i depozitimit te mbeturinave te Europes
Http//www.dw-world.de/dw/article/
Autoritetet italiane kane percaktuar vendosjen e nje anijeje te mbytur ne brigjet jugore te Italise me 180 fuci e mbeturina toksike ne bord per te cilen ata thone se eshte fundosur nga mafia. Anija e mbytur eshte raportuar te jete nje prej me shume se 30 anijeve te tilla qe sipas te dhenave jane mbytur ne detet Adriatik dhe Jon nga lsquoCosa Nostra. Http//news.bbc.co.uk/2/hi/europe/8260409.stmNostra. http//news.bbc.co.uk/2/hi/europe/8260409.stm
Skandali i perfitimeve italo-gjerman nga spekulimi me mbeturinat e ngurta tregon per nje industri qe lulezon. Sipas hetimeve nga Zyra Federale e Gjermanise e Policise Kriminale BKa deri ne 2 milione tone te mbeturinave shtepiake jane tashme te hedhura ilegalisht ne vend-grumbullimet dhe ish-gropat ne Gjermanine Lindore. Shkalla e aktiviteteve spekuluese me mbeturinat e ngurta eshte e papare per nga madhesia u shprehen ekspertet. Rasti ka qene i nenvleresuar plotesisht nga agjencite qeveritare dhe politikanet sipas nje studimi te brendshem BKa. Disa nga mbeturinat jane gjetur ne landfillin e qytetit te Freyburg-Zeuchfeld ne Saksoni-Anhalt i cili ishte mbyllur ne pranveren e vitit 2009. Inspektoret shteterore te mjedisit gjeten ketu 300.000 tone mbeturina te paligjshme.
Prokuroret besojne se e dine se kush eshte prapa dergesave te mbeturinave. Qe ne fillim thote nje hetues nje grup i caktuar i krimineleve gjermane dhe italiane kishin planifikuar te pastronin mbeturinat ne menyre te paligjshme nga Campania ne rajonin e Saksonise-Anhalt sepse shumica e tyre ishte e paperpunuar.
www.brightmag.org
Pra kur mafia e plehrave arrin te caje dhe administraten gjermane cmund te presim ne me administraten tone qe sipas Institutit Shqiptar per Studimet Nderkombetare AIIS del se niveli i sigurise ne doganat tona eshte me i uleti ne Europe. www.aiis-albania.org/publications.html
Le te sjellim nje rast tjeter te tregtise se mbeturinave
Sipas te dhenave nga mbikeqyresi i mjedisit te Kines ne fshatin Lianjiao trajtohen me shume se 200.000 tone plastike ne vit nje pjese e madhe e se ciles jane te importuara ilegalisht. Sipas Administrates se Shtetit per Mbrojtjen e Mjedisit SEPA Kina ndalon rreptesisht cdo import te mbeturinave qe nuk mund te riciklohen si lende e pare apo te trajtohen ne vend. Te nxitur nga perfitimet thekson mbikeqyresi disa shites bashkepunojne me thyeres te ligjit jashte shtetit dhe ne menyre te paligjshme kontrabandojne ose importojne plehra ne Kine duke shkaktuar deme per shendetin e njerezve dhe te mjedisit. Http//bbs.chinadaily.com.cn/redirect
Sot gara e vendeve te zhvilluara per mbeturinat po behet po aq e fuqishme sa ajo per naften vetem me nje ndryshim ndersa naften luftojne ta importojne mbeturinat synojne ti eksportojne. Kjo eshte nje dukuri e re e globalizimit
Gjate debateve tona me pjesemarrjen e shume shoqatave ne lidhje me vendimin e importimit te mbeturinave shpesh dilte pyetja Nese disa shtete eksportojne mbeturina plastike leter etj. perse ata nuk ngrene fabrika riciklimi ne vendin e tyre sic eshte bere ne vendin tone duke ndihmuar trajtimin e plote te mbetjeve ne vendin e tyre por e humbasin kot kete lende te pare duke jua dhene pothuajse falas vendeve ne zhvillim. Po ja nje dite e gjetem pergjigjen te nje fjalim i Kryeministrit Ju qe mendoni keshtu ...jeni antiglobaliste marksist leninist kunder mjedisit dhe mbeshteteni nga mafia. Nga gjithe kjo bresheri fjalesh vetem fjala antiglobalist ishte e re per ne keshtu qe u futem shpejt ne internet per te kuptuar se kush jemi. Dhe ja si e trajtonte UNDP globalizmin ne nje studim te ISSD Ende nuk ka nje marreveshje per te percaktuar sakte ne ate qe quhet globalizim se cilat jane pjeset e mira dhe te keqija te tij
Dhe me poshte Globalizmi ka vendosur presion mbi mjedisin global dhe burimet natyrore duke reduktuar kapacitetet mjedisore. Kostot mjedisore si dhe pasojat ekonomike qe sjell mjedisi mund te eksportohen te njerezit qe jane ne vendet e pazhvilluara. Pra globalizmi krahas te mirave paska dhe te keqija vecanerisht ne drejtim te mjedisit. Mos valle Kryeministri na ka bere kompliment me etiketimin Antiglobalist...
Ministri i Mjedisit siguron se per cdo mbeturine te listes se gjelber qe do te importohet do te vendoset nga Keshilli i Ministrave me nje VKM te vecante. Pra ne fund do te firmoset nga tre ministrat kryesore dhe Kryeministri. Por a sndodhi ekzaktesisht kjo me vendimin per importimin e plehrave urbane nga Italia ne 2004-n per tu djegur ne Kashar
Prandaj ne insistojme qe vendimi per importimin e mbeturinave qofte dhe te listes se gjelber te mos filloje te zbatohet pa u pergatitur plotesisht me kuadrin mbrojtes ligjor te plote me nje politike financiare te vecante per kete rast dhe me nje informim dhe ndergjegjesim te mire te publikut dhe administrates.
Shoqatat mjedisore e shohin problemin e mbeturinave me gjere se sa ceshtja e importimit te listes se gjelber apo biznesit te disa kompanive Te pastrojme Shqiperine nga mbeturinat tona te cilat po kthehen ne nje problem jetesor per shendetin dhe zhvillimin tone.