E Shtunë, 31 Tetor 2026

Urdhri i Infermiereve Arsimimi i infermiereve le per te deshiruar jashte shtetit spelqehen

Tirane 1 nentor NOA - Urdhri i Infermiereve te Shqiperise gjate nje takimi te fundit te strukturave te tij drejtuese ka ngritur me shqetesim ceshtjen e arsimimit te kategorise se infermiereve si nje nga problematikat me akute qe paraqet nevojen e marrjes se masave per permiresime te menjehershme nga instancat perkatese.

Duke pershendetur venien ne fuqi te ligjit te ri per Profesionet e rregulluara ky institucion shtron me force idene se duhet te nise sa me pare nga puna zbatimi i tij konkret ne fushen e infermierise si nje kusht i domosdoshem per te patur ne te ardhmen infermiere sa me te kualifikuar qe dine ta ushtrojne me cilesi dhe standarde evropiane profesionin e tyre.

Eshte fakt se tashme pergatitja e infermiereve te rinj eshte kthyer ne nje biznes. Ku nuk po mendohet shume per pergatitjen e tyre kualitative sesa dhenien sa me pare te diplomave gje e cila rendon me pas ne perditshmerine e punes se ketyre profesionisteve te rinj gjate ushtrimit te profesionit te infermierit mamise apo fizioterapistit pohon lidhur me nje shqetesim te tille presidenti i Urdhrit te Infermierit Sabri Skenderi.

Sipas tij aktualisht jane 25 fakultete ne te gjithe vendin te cilet diplomojne ne vit plot 3 mije infermiere ne nje kohe kur nevojat e sistemit infermieror ne rang vendi jane te plotesuara me 12 mije infermiere ne total.

Nga keta ne pension gjate nje viti mund te dalin rreth 300. Pra shihni sa inflacion te madh infermieresh qe po krijojne fakultetet e reja ne vend ben me dije Skenderi.

Duke pershendetur liberalizimin e universiteteve dhe duke e pare kete si nje mundesi qe te gjithe te studiojne dhe marrin dijet qe deshirojne por ama ne kushtet kur ka nje oferte te madhe me infermiere ne fund te studimeve dhe nje kerkese me te vogel te ofruar nga sherbimi shendetesor ne rang vendi ai tha se nevojitet qe ministria e Arsimit te nderhyje patjeter.

Ne si Urdher i Infermierit jemi te bindur se ligji i profesioneve te rregulluara do ta rregullonte me se miri kete amulli te krijuar pasi ai parashikon brenda neneve te tij si rregull realizimin e nje Provimi Shteti per te testuar cilesine profesionale te nje infermieri. Ashtu sic parashikon ligji per Profesionet e Rregulluara nr.10171 date 22.10.09 studenti pas mbarimit te fakultetit dhe marrjes se diplomes ne xhep do te duhet qe pervec praktikes profesionale te kryeje dhe Provimin e Shtetit. Kalimi i ketij provimi do tu jape studenteve te drejten qe te regjistrohen ne nje Urdher Profesional UP. Vetem ne kete moment ai duhet te kete te drejten qe te ushtrojne profesionin sqaron Skenderi.

Keshtu Provimi i Shtetit i cili do te realizohet sipas rregullores se Ministrise se Arsimit do te jape mundesine e testimit te njohurive te kandidatit si dhe do te vleresoje specifikat e tij per cdo profesion.

Nga ana tjeter Skenderi thote se edhe realizimi i nje praktike profesionale krahas studimeve universitare do ti ndihmonte mjaft infermieret e sapodiplomuar qe ata te ishin sa me kualitative ne ushtrimin e profesionit te tyre pasi per ta bere kete dihet qe nje infermieri nuk i mjaftojne gjithe librat nese nuk ushtron praktike me pacientin.

Praktika profesionale synon pervetesimin efektiv te njohurive teknike praktike dhe etike te profesionit menyrat e se ciles percaktohen nga autoriteti kompetent prandaj eshte mese e nevojshme deklaron ai.


Perse ka rene cilesia e infermiereve


Sipas Skenderit infermieret e rinj rezultojne qe te jene me pak te kualifikuar edhe pse me me shume vite shkolle se koleget e tyre me te vjeter ne kete profesion pasi atyre u ka mjaftuar marrja e diplomes pa patur mundesi per te ushtruar praktike per ushtrimin e profesionit te tyre.

Ajo qe na shqeteson neve eshte fakti se haracin per kete gje e paguan pacienti thote Skenderi.

Duke shtuar se ministria e Arsimit duhet qe krahas liberalizimit te arsimit te larte per keta lloj profesionistesh te sistemit shendetesor te kerkoje edhe me teper llogari ndaj instutucioneve qe e ofrojne ate per me shume cilesi dhe plotesim standardesh. Ne menyre qe infermieret shqiptare te jene kompetitive konkurrues dhe me te njejtat cilesi profesionale si homologet e tyre evropiane.

Sipas drejtuesve te Urdhrit te Infermiereve eshte fakt qe infermieret shqiptare nuk kane konkurruar dot sic duhet ne tregun evropian.

Pershembull homologet italiane jane ankuar per cilesine e dobet te cilesise se ushtrimit te profesionit nga ana e infermiereve shqiptare pasi keta te fundit kane punuar bashke me ta ne spitalet italiane megjithese kane qene te diplomuar pohon presidenti i UISH Sabri Skenderi.

Sipas tij tregu nderkombetar i punes se infermiereve mamive apo fizioterapisteve ka nevoje per cilesi dhe standarde te larta ne ushtrimin e profesionit pasi eksperienca ka treguar qe infermieret shqiptare lene per te deshiruar lidhur me to.

n.e/NOA

topsyWidgetPreload urlhttp//www.noa.al/index.php/sociale/91-sociale/33399-urdhri-i-infermiereve-arsimimi-i-infermiereve-le-per-te-deshiruar-jashte-shtetit-nuk-pelqehentitleUrdhri i Infermiereve Arsimimi i infermiereve le per te deshiruar jashte shtetit spelqehentheme blue nickagjencianoa

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›