Imunitetet, PS ne dileme per gjykatesit

Partia e vetme qe ka dale kunder ketij hapi eshte partia Socialdemokrate e Skender Gjinushit. Dyshues per procesin eshte edhe Ilir Meta i LSI-se, por megjithese nuk beson tek kjo reforme per shkak te kryeministrit Berisha, ne konferencen e kryetareve LSI-ja nuk eshte shprehur kunder.
“Ne shprehim rezervat tona per synimet e kesaj iniciative sepse jemi te bindur se jane 100 arsye, faktore dhe argumenta”, u shpreh Meta. Nga ana tjeter dy partite e medha kane shprehur qarte vullnetin politik per te kufizuar imunitetin nepermjet ndryshimit te kushtetutes.
Socalistet duke qartesuar se nuk ka asnje marreveshje me demokratet, kerkojne konsensusin e te gjitheve. “Nuk ka asnje pakt midis PD dhe PS per menyren se si do te behet kjo eshte e rendesishme qe ky problem te zgjidhet me konsensus”, u shpreh socialisti, Bufi.
Ndersa kreu i deputeteve demokrate, Astrit Patozi, tha se “eshte nje hap qe duhet ta bejme ne angazhimet tona dhe levizja duhet te nise nga parlamenti sepse klasa politike duhet te jape shembullin qe nis nga vetja.
Socialistet ende nuk jane shprehur nese kufizimi i imunitetit do te arrije deri tek gjyqtaret dhe personat e tjere qe kushtetuta i vesh me imunitet, ndersa demokratet kane pozicion te qarte.
“Ne jemi per kufizimin e te gjitha imunitetteve. Askush nuk duhet te fshihet pas korraces se pushtetit por te jete i barabarte me te gjithe shtetasit e tjere”, u shpreh Patozi.