Oketa, apel 7 vendeve anetare te NATO-s

Në takim ishte i pranishëm pikërisht edhe komandanti i komandës së NATO-së në Napoli, admirali amerikan Mark Fitzgerald.
Ministri shqiptar i Mbrojtjes, Gazmend Oketa kërkoi nga 7 vendet anëtare të NATO-s, Bullgari, Greqia, Italia, Rumania, Sllovenia, Turqia, SHBA, që janë njëkohesisht edhe anëtare të ministerialit të Mbrojtjes së Europës Juglindore, që të mbështesin ratifikimet e shpejta të protokolleve të anëtarësimit të Shqipërisë dhe Kroacisë në Aleancë.
Që prej këtij viti e deri në vitin 2010, Shqipëria ka marrë kryesimin e projektit të Lidhjes simuluese të vendeve të Europës juglindore në rast të fatkeqësish natyrore dhe sulmesh terroriste. Në kryesimin e këtij projekti, Shqipëria asistohet nga Shtetet e Bashkuara.
Ministeriali i Ohrit u përshëndet edhe nga Sekretari Amerikan i Mbrojtjes, Robert Gates, kurse ministrat e pranishëm patën takime dypalëshe njëri me tjetrin.