E Shtunë, 31 Tetor 2026

Imuniteti, Berisha fton opozitën: Ne jemi gati

Kryeministri Berisha ka ftuar sërish opozitën të bëhet pjesë bashkëpunuese për heqjen e imunitetit si një kërkesë e KE-së që nga firmosja e marrëveshjes nga qeveria socialiste në 2004.

Ftoj PS të bashkohet në këtë proces duke garantuar që nëse duan të bëjmë një nen kushtetues që në këtë vend nuk ka imunitet për krimin e zakonshëm dhe korrupsionin e bëjmë ndryshimin. Po të duan ndryshojmë ligjet me 3.5 të drejtësisë dhe parlamentit e bëjmë, të shpresojmë. KE më ka garantuar se do angazhohet me ekspertizën e tij për të asistuar në përmbushjen e këtij detyrimi- tha ai.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›