E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dule: “Pozicionimi ynë për presidentin e ri, në varësi të procesit”

05-03-2012 / Gazeta 55

Kryetari i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule, thekson se pozicionimi për zgjedhjen e Presidentit të ardhshëm të Republikës, do të vijë në funksion të mënyrës se si ky proces do të kryhet. Në deklaratën e dhënë për mediat, Dule u ndal dhe në një nga emrat e përfolur deri më tani, e konkretisht në atë të ish-kreut të PS-së, Fatos Nano. Kështu, i  pyetur për kandidaturën e tij, Dule nuk harron se përfaqësuesit parlamentarë të partisë së tij ishin firmëtarët e kandidaturës së Nanos në garën presidenciale të vitit 2008. Përveç zgjedhjet së kreut të ri të shtetit, një ndër angazhimet kryesore të politikës shqiptarë është reforma zgjedhore. Vangjel Dule shprehet kritik ndaj qëndrimit që dy partitë e mëdha po mbajnë gjatë punimeve në komisionin e posaçëm parlamentar. Kreu i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, ka shprehur publikisht kritikat ndaj rolit që aleatja e saj e madhe, Partia Socialiste mban në funksion të reformës zgjedhore. Në këtë frymë, edhe bashkëpunimi i ardhshëm politik vihet në një pikëpyetje të madhe.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›